E-Diaspora
Shpërthen austriakja e tradhtuar: Rrah gruan e kosovarit, vjehrrën dhe policin!
Derën ia hap nusja shumë e bukur 27 vjeçare e kosovarit... Dhe, kjo ishte e padurueshme për vjenezen: e acaruar në kulm ajo i sulet nuses së re ndërsa me vete e merr edhe nënën e saj që i kishte ardhur për ndihmë të bijës
Një grua e re nga Vjena kishte një lidhje disavjeçare me një kosovar. Lidhja po shkonte mirë dhe kur ajo shpresonte për kurorëzimin e saj me martesë, kosovari ia pret papritur: “Ti duhet të ikësh këto ditë. Gruaja ime dhe vjehrra janë duke ardhur, një vizitë spontane. Unë jam i martuar në Kosovë”, shkruan heute.at.
Këtë befasi ajo e kishte vështirë ta kapërdinte. Dhe kur e kishte parë pastaj çiftin e ri në një piknik romantik në pishinë, asaj i ishin ndezur të gjitha dritat: kishte shkuar në banesën e ish dashnorit të saj në Gänserndorf për të kërkuar shpjegim, transmeton albinfo.ch. Derën ia hap nusja shumë e bukur 27 vjeçare e kosovarit… Dhe, kjo ishte e padurueshme për vjenezen: e acaruar në kulm ajo i sulet nuses së re ndërsa me vete e merr edhe nënën e saj që i kishte ardhur për ndihmë të bijës.
Madje edhe polici që kishte ardhur ndërkohë e kishte pësuar nga austriakja e mllefosur. Ajo e kishte goditur edhe atë me gjunj në brinjë.
Para gjyqit ajo ka kërkuar falje: “Më vjen keq por kisha dalë nga vetja”, përcjell albinfo.ch. Ndërsa gjyqtari e ka ngushëlluar: “Ju keni humbur vite të tëra me këtë burrë të pabesë dhe kjo mjafton si dënim”. Megjithatë, ajo është dënuar me 500 euro si zhdëmtim.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?














