Lajme
Kosova me strategji lobimi
Sipas ministrit Hoxhaj kjo strategji përfshin pesë fusha, nëpër të cilat janë të renditura vendet me karakteristikat e tyre, veç e veç
Më në fund institucionet e Kosovës kanë përpiluar një strategji lotimi për njohje. Qeveria ka miratuar një dokument që flet për strategjinë e saj për lobim, por që kjo strategji përfshin aktivitete diplomatike-lobuese nga institucionet dhe miqtë ndërkombëtarë, duke i ndarë edhe shtetet te të cilat do të lobohet në kategori specifike.
Kryeministri Hashim Thaçi kak thënë se lobimi i deritashëm, si edhe aktiviteti që pritet tash e tutje me anë të kësaj strategjie, do t’i sjellin Kosovës njohje të reja.
“Natyrisht se këto takime do të jenë jashtëzakonisht inkurajuese për vazhdimin e procesit për njohje të reja të mbetura për Republikën e Kosovës”, ka thënë Thaçi.
Sponsoruesi i kësaj strategjie, ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë se strategjia përfshin aktivitetet që institucionet, krerët e institucioneve, por edhe miqtë ndërkombëtarë do të angazhohen në fushën e lobimit për njohje të reja.
Sipas tij, kjo strategji përfshin pesë fusha, nëpër të cilat janë të renditura vendet me karakteristikat e tyre, veç e veç.
“Ka pesë grupe të shteteve, të cilat kanë të bëjnë me relacionet bilaterale dhe të njohjes së Kosovës. Në grupin e parë janë shtetet që e kanë njohur Republikën e Kosovës; grupi i dytë janë një grup i shteteve që janë shumë afër njohjes së Kosovës; grupi i tretë është ai i vendeve që kanë dhënë sinjale pozitive se mund të lëvizin drejt njohjes së Kosovës; ka një grup të katërt që ka qëndrim neutral dhe të cilat nuk janë deklaruar sa i përket njohjes së Kosovës dhe është grupi i pestë – ai i vendeve kundërshtare të pavarësisë së Kosovës”, theksoi Hoxhaj.
Punët në hartimin e kësaj strategjie janë koordinuar edhe me Zyrën e presidentes Atifete Jahjaga.
Përderisa zyrtarë të Qeverisë nga partia partnere e PDK-së në koalicionin qeverisës, ata të Aleancës Kosova e Re, lanë të nënkuptohet se kjo strategji nuk është koordinuar mjaftueshëm me këtë subjekt politik.
I ngarkuari i Qeverisë për lobim, zëvendëskryeministri Behxhet Pacolli ka thënë se e kishte shfletuar sot këtë strategji, në ditën kur ajo është publikuar në mediat lokale.
Ministri për Diasporën, po nga radhët e Aleancës Kosova e Re, Ibrahim Makolli ka thënë se ministrat janë fare pak të informuar me përmbajtjen e kësaj strategjie.
Pavarësisht kërkesave që konsultimet të vazhdojnë, strategjia është miratuar unanimisht nga Qeveria, ndërsa disa detaje të saj, u tha se do të mbeten konfidenciale, pasi që kanë të bëjnë me interesin strategjik të politikës dhe interesit të Kosovës.
Kosovën deri më tash e kanë njohur 75 shtete. Ndërkaq, synimet e institucioneve janë që të sigurohet edhe një numër njohjesh të reja, që të arrihet numri prej 100 njohjesh, për t’i shmangur pengesat që po i shkaktohen shtetit të Kosovës në anëtarësimin dhe përfaqësimin e saj në organizata e mekanizma ndërkombëtarë.
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Zvicra përgatitet për një valë të hershme gripi Në të kundërt, Covid tani po tërhiqet. Vala e fundit duket se ka arritur kulmin në... -
Si do të ndryshojnë trendet e imigracionit në Evropë në vitin 2026 -
Katër të rinj nga Friburgu humbën jetën në një aksident rrugor në Francë -
Mungesë banesash: Një apartament 60-vjeçar ofrohet për 18 milionë franga -
Cyrih: Shoferi kosovar arrestohet pasi theu kontrollin e policisë












