Shkurt.ch
Rënie e madhe e kërkesave të azilit në tremujorin e fundit
Si shkak për këtë rënie konsiderohet mbyllja e “rrugës së Ballkanit” por edhe fakti se shumë nga refugjatët kanë pasur si synim ndonjë vend tjetër e jo Zvicrën, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga SEM
Gjatë tremujorit të tretë të këtij viti, gjegjësisht në periudhën korrik-gusht-shtator në Zvicër është shënuar një rënie e theksuar e kërkesave për azil, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2015. Si shkak për këtë rënie konsiderohet mbyllja e “rrugës së Ballkanit” por edhe fakti se shumë nga refugjatët kanë pasur si synim ndonjë vend tjetër e jo Zvicrën, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga SEM (Sekretariati Federal për Migracion).
Rënia në mes të dy periudhave të përmendura është 42 për qind!
Sipas SEM, rënie drastike ka shënuar numri i kërkesave për azil nga shtetasit e Sirisë, Afganistanit dhe Irakut. Po ashtu ka rënie të kërkesave edhe në mesin e eritreanëve.
SEM thotë se në krahasim me vitin e kaluar këtë vit kanë kaluar Detin Mesdhe për të zbarkuar në Itali përgjysmë më pak refugjatë eritreanë. Prej tyre rreth një e treta kanë kërkuar azil menjëherë në vendin e zbarkimit, në Itali, që këtë vit ka qenë në numër më të madh se në vitin 2015.
Eritrea megjithatë mbetet vendi nga i cili ka më së shumti kërkesa për azil në Zvicër. Në nëntë muajt e parë nga ky vend afrikan kanë kërkuar azil 3782 persona ndërsa numri i të gjithë azilkërkuesve gjatë kësaj periudhe është 21.382. Në radhë vijnë sirianët me 1645 kërkesa dhe somalezët me 1363.
SEM supozon se deri në fund të vitit do të arrihet numri prej rreth 30 mijë kërkesash të azilit, përcjell albinfo.ch. Por megjithatë ky është vetëm “skenari më real”, sepse si zakonisht, nisur nga zhvillimet në zonat e konfliktit në botë, nuk mund të bëhen parashikime të besueshme.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave











