Integrimi
Shpresat për familjen Lala nga Shqipëria
Të gjithë i kanë dalë në mbështetje familjes Lala nga Shqipëria, që rrezikon të dëbohet, derisa kundër kësaj janë miqtë e tyre, fqinjët e banorët në Gelsenkirchen të Gjermanisë
Kërkesat për azil për Xhemalije Lala dhe bijtë e saj janë refuzuar. Familjen Lala nga Shqipëria prej muajsh i ka ‘kapur’ pasiguria. Ndoshta ata ende mund të mbeten në Gjermani, përkatësisht në Gelsenkirchen, shkruan ‘derwesten.de’.
Aplikimet për azil të nënës Xhemalije, dhe dy djemve të saj Indriti (32-vjeçar) dhe Admir (30-vjeçar) u hodhën poshtë në fund të vitit të kaluar.
Tani dëbimi po e kërcënon këtë familje, pasi Shqipëria llogaritet si vend i sigurt, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, diçka e jashtëzakonshme iu ka ndodhur atyre. Në drejtim të tyre kishte pothuajse një valë të paparë të solidaritetit dhe ndihmës. Miqtë, fqinjët dhe banorët kanë bërë rastin publik.
Agjencia për Refugjatë ka dalë në rrugë për të nënshkruar peticion në mënyrë që kjo familje të mos dëbohet. 60 mijë persona e kanë nënshkruar. Familja me anë të avokatit ka bërë ankesë kundër refuzimit të tyre për azil. Ata kishin seancën dëgjimore, ku edhe pse nuk është marrë vendimi ka shpresa për Indrit Lalën.
Në këtë seancë dëgjimore kishte shumë të pranishëm, të cilët dëshmuan në favor të familjes Lala, sidomos Indritit, duke paraqitur prova se ai vuan nga çrregullime post-traumatike, që i ka pësuar kur kishte punuar në Afganistan.
Madje, edhe psikologët kanë dëshmuar në favor të tij. Derisa rasti për të nuk është vendosur ende, dëgjimi për Xhemalije Lala u shty.
Gruaja e cila vuan nga depresioni nuk ishte në gjendje as për të folur. Mbetet për t’u parë pozicioni edhe për Admir Lalën, i cili filloi trajnimin e tij si një infermier për të moshuarit në Caritas
E-Diaspora
-
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm Ambasada e Kosovës prezanton flijën dhe ëmbëlsirat tradicionale, ndërsa aktivitetet kulturore vazhdojnë me shfaqjen e filmit... -
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia










