Sport
Wenger kritikon Xhakën
Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka këshilluar futbollistin e tij që të jetë më i vëmendshëm herët e ardhshme
Granit Xhaka është kritikuar për kartonin e kuq të marrë në ndeshjen e fundit në Premierligë kundër Swanseas. Ky ishte kartoni i tetë i kuq për yllin e Zvicrës në dy vitet e fundit, shkruan albinfo.ch.
Por, ai është kritikuar se ka qenë i pakujdesshëm. Arsene Wenger ka thënë se ai duhet të jetë më i vëmendshëm herët e ardhshme. “Kam biseduar me të. Por, është vetëm një karton i kuq dhe ne nuk jemi përgjegjës për të kaluarit ku ai i mori tjetërkund. Ai bëri një ndërhyrje që mund të ishte për karton të verdhë apo të kuq dhe nuk ishte me qëllim që të lëndonte dikë. Mendoj se ai është inteligjent sa duhet për të analizuar këtë”, ka thënë Wenger.
Edhe futbollisti i Arsenalit, Alex Oxlande-Chamberlain konsideron përjashtimin e Xhakës të drejtë, duke thënë që kosovari s’ka pse të ankohet.
“Isha jashtë fushe dhe thosha me vete: ‘Padyshim se ai do të përjashtohet’. Gjyqtarët na shpjeguan vendimin se ishte i drejtë, prandaj mendoj se ai nuk mund të ankohet. Ai nuk është lojtar i dhunshëm, por ndonjëherë është i ngathtë”, deklaroi Chamberlain.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Seminari sekret i Zvicrës për penalltitë dha rezultat në Botëror















