Sport
Zbulohen çmimet e biletave Turqi-Kosovë
Bileta më e lirë është 15 lira turke, ose 4.42 euro, për tribunën prapa portave. Në tribunën lindore, bileta kushton 30 lira turke ose 8.84 euro, kurse ajo për tribunën qendrore, që llogaritet më e shtrenjta, është 50 lira, ose 14.73 euro
Pas dy humbjeve nga Kroacia dhe Ukraina, Kosova po mendon për sfidën e ardhshme që do të jetë në Antalia të Turqisë, shkruan albinfo.ch.
Federata e Futbollit e Turqisë, ka zbuluar ndërkohë çmimin e biletave për ndeshjen Turqi-Kosovë, që zhvillohet më 12 nëntor në Antalia, në kuadër të grupit I kualifikues të botërorit “Rusi 2018”.
Bileta më e lirë është 15 lira turke, ose 4.42 euro, për tribunën prapa portave. Në tribunën lindore, bileta kushton 30 lira turke ose 8.84 euro, kurse ajo për tribunën qendrore, që llogaritet më e shtrenjta, është 50 lira, ose 14.73 euro.
Çmimi i këtyre biletave, mund të ndikojë edhe në tifozët kosovarë, të cilët mund të udhëtojnë drejt Turqisë për të përkrahur Kosovën. Sipas Federatës turke, biletat dalin në shitje prej 20 tetorit dhe ato mund të blihen online në sitin zyrtar.
Pritet që në këtë ndeshje të ketë edhe një numër të madh të shqiptarëve që janë shpërngulur me vite në Turqi, e gjithashtu edhe nga shqiptarët e diasporës.
Ndërkohë, shumë kompani turistike në Kosovë kanë filluar me ofertat për të shikuar ndeshjen në Turqi, ku për dy net e tri ditë qëndrimi në Turqi, duke përfshirë edhe çmimin e biletës, oferta në tërësi kushton 300 euro.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Seminari sekret i Zvicrës për penalltitë dha rezultat në Botëror












