Sport
Abrashi lëndohet përsëri
Amir Abrashi është lënduar në sfidën e fundit që skuadra e tij e zhvilloi ndaj Augsburgut. Ai u detyrua të lëshojë fushën në minutën e 17-të
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Amir Abrashi ka qenë shumë i pafat kohët e fundit, shkruan albinfo.ch.
Mesfushori, dy javë më parë pësoi një traumë dhe përfundoi në spital pasi përplasi kokën në shtyllën e portës gjatë stërvitjes, ndërsa tersi e ka ndjekur edhe në ndeshjen që Freiburgu luajti në Bundesligë kundër Augsburgut.
Abrashi, i kthyer përsëri mes titullarëve për skuadrën e tij, ka ndjerë dhimbje në këmbën e djathtë pas një përplasje në mesfushë. Ai i bëri fillimisht stafit të skuadrës shenjë se mund të vazhdonte rregullisht ndeshjen. Por më pas, kërkoi zëvendësim, duke treguar se e kishte të pamundur të qëndronte në fushë dhe se dëmtimi mund të ishte më serioz sesa e mendonte.
Ndaj mesfushori i Kombëtares shqiptare ka dalë nga loja në minutën e 17-të të takimit që skuadra e tij e fitoi me shifrat 2:1. Pritet që në ditët në vijim të shihet shkalla e këtij dëmtimi dhe sa kohë do t’i duhet lojtarit të pushojë për riaftësimin pas këtij dëmtimi.
Në një periudhë kur Burim Kukeli vazhdon të jetë i dëmtuar dhe Ergys Kaçe ka një përplasje me trajnerin Gianni De Biasi, një dëmtim afatgjatë i Abrashit do të krijonte shumë probleme për mesfushën e kombëtares shqiptare para ndeshjes vendimtare me Izraelin në nëntor.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira











