E-Diaspora
Dy shqiptarët e kapur në “kallamoq” akuzohen për 47 vjedhje të ndryshme
Dy të rinjtë, 26 dhe 27 vjeçarë janë arrestuar në mëngjesin e 26 korrikut, gjatë një aksioni kërkimi të policisë , derisa ata ishin fshehur në një arë të mbjellë me misër.
Dy shqiptarë të cilët në muajin korrik ishin arrestuar në një arë misri në Suhr (Kantoni Aargau) po dyshohen për vjedhje me grabitje në gjithsej 47 raste. Kështu pohon Prokuroria Shtetërore e Kantonit Aargau, shkruan azonline.ch.
Dy të rinjtë, 26 dhe 27 vjeçarë janë arrestuar në mëngjesin e 26 korrikut, gjatë një aksioni kërkimi të policisë , derisa ata ishin fshehur në një arë të mbjellë me misër.
Hetimet e mëtejme të Policisë së Kantonit dhe të Prokurorisë përkatëse kanë sjellë në përfundimin se dy personat në fjalë mund të jenë përgjegjës për një numër të madh vjedhjesh, transmeton albinfo.ch. Kështu, 26 vjeçari dyshohet se ka kryer 23 raste vjedhjeje gjegjësisht tentime për vjedhje. 13 prej tyre i ka bërë në Kantonin e Solothurnit. 10 të tjerat ai dyshohet t`i ketë kryer në bashkëveprim me një person tjetër, në mes 24 dhe 26 korrikut, në Aargau, ku dhe është kapur më 26 korrik. Ky person ka pranuar në tërësi veprën.
Nga ana tjetër, personi i dytë, po ashtu shqiptar, 27 vjeçari ka pranuar vetëm pjesërisht atë që i ngarkohet. E ai ngarkohet për 24 vjedhje dhe tentime për vjedhje.
Prokuroria në komunikatën e saj thotë se hetimet nuk janë përmbyllur ende, përcjell albinfo.ch. Po ashtu ajo nuk jep shifra mbi shumat e vjedhura.
Gjykata e ka miratuar kërkesën e Prokurorisë dhe dy personave në fjalë ua ka shtuar masën e paraburgimit për tre muaj të tjerë.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Seminari sekret i Zvicrës për penalltitë dha rezultat në Botëror












