Bota
Kancelari austriak filmohet duke vozitur 148 km/h në zonën 80
Eskorta e Kancelarit austriak, Kristian Kern, është filmuar duke udhëtuar me një shpejtësi prej 148 km/h në zonën e lejuar prej 80 km/h.
Ai është filmuar nga një qytetar austriak, i cili ishte po ashtu ishte duke udhëtuar me veturën e tij në rrugën A2, më 4 tetor të këtij viti.
Ky dëshmitar ka bërë dy filmime me celular. E para është kur shoferi i kancelarit nget veturën “Mercedes Vito” me shpejtësi prej 163 km/h në zonën e lejuar pre 130 km/h.
Pas 10 minutave, i njëjti qytetar e filmon të parin e qeverisë austriake duke shkelur edhe më rëndë rregullat e komunikacionit. Vetura në të cilën ishte Kern filmohet duke udhëtuar me shpejtësi prej 148 km/h në zonën 80 km/h, ndërkohë që ishte duke rënë shi.
Sipas gazetave austriake, ai ishte duke u kthyer nga Graci për në Vjenë, ku ishte i pranishëm në një konferencë, njofton “albinfo.ch”.
Sipas dëshmitarit që ka dërguar filmimet në redaksitë e mediave austriake, eskorta e tij përcillej me vetura nga njësia speciale e Austrisë, “Cobra”.
Personi që ka filmuar nuk dëshiron që më këto filmime të denigrojë dikë, por ai ka dashur që kancelari të jetë një model edhe për njerëz të tjerë, ku persona të shumtë vdesin gjatë vitit si pasojë e shpejtësisë dhe reshjeve të mëdha të shiut.
Filmimet janë duke u shqyrtuar nga policia, ndërkohë për këtë shkelje të rregullave të komunikacionit ka deklaruar edhe vetë kancelari Kern. “Si gjithmonë unë isha i ulur në rreshtin e tretë të automjetit. Nuk dua që ta lë fajtor shoferin tim, por nëse këto filmime dalin të sakta, atëherë ne do ta paguajmë përgjysmë dënimin”, thotë ai, shkruan “krone.at“.
Në anën tjetër, sipas ligjit në funksion, për një shkelje të këtij rregulli në komunikacion shoferit mund t’ i merret leja e qarkullimit nga dy javë deri në 3 muaj, kjo për shkak edhe të rrezikut nga reshjet e shiut.
E-Diaspora
-
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë Kryesia Qendrore e Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (PSHDK) ka bërë të ditur se një dokument... -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën











