Sport
Shqiptarët e dërgojnë Zvicrën në gjysmëfinale të Evropianit U21
Dy golat e Admir Mehmedit sigurojnë gjysmëfinalen e kampionatit evropian U21 për kombëtaren e Zvicrës
Kombëtarja U21 e Zvicrës është kualifikuar në gjysmëfinale në kampionatin evropian të kësaj kategorie me fitoren e merituar kundër Bjellorusisë, me rezultat 3:0.
Dy golat e parë në pjesën e parë të kësaj ndeshje i ka shënuar Admir Mehmedi, i cili ka qenë më i merituari për fitoren e Zvicrës ndaj Bjellorusisë pa anashkaluar Xherdan Shaqirin, Granit Xhakan dhe Amir Abrashin.
Por, Xhaka është ndëshkuar me karton të verdhë, kështu që ai nuk do të ketë mundësi të angazhohet me kombëtaren zvicerane në ndeshjen gjysmëfinale.
Goli i parë i Mehedit erdhi në minutën e 6-të, në ekzekutimin e penaltisë, ndërsa goli i dytë përfundoi në rrjetin e ekipit kundërshtar në miniutën e 42-të, nga një kombinim i shkëlqyer ndërmjet Granit Xhakas dhe Admir Mehmedit.
Golin e tretë e shënoi Frank Feltscher, pas një pasimi me mjeshtëri të Amir Abrashit.
Xherdani Shaqiri këtë here nuk shënoi, por po ashtu ishte dominant në fushë dhe disa herë ishtë në pozicion për të shënuar.
Zvicra bën pjesë në grupin A së bashku edhe me Danimarkën, Islandën e Bjellorusinë. Në grupin B, që vlerësohet më i vështirë, garojnë Anglia, Ukraina, Spanja e Çekia.
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile Në Aargau, gratë dhe të huajt duhet të marrin pjesë në një aktivitet informues. Tani rezulton... -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz -
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën













