Kultura
Bendi i Altin Asllanit, “rok bendi me potencialin më të madh në Zvicër”
“Qëkur kam njohur `Pablo Infernal” unë nuk mërzitem më për rininë e sotme. Ata janë rreth të 20-tave, flasin dhe citojnë Deep Purple, Frank Zappa, Beatles, Led Zeppelin me siguri absolute stili dhe kanë potencial siç nuk ka pasur asnjë rok bend zviceran prej kohësh”
Rok-bendi nga Cyrihu, «Pablo Infernal» të cilin e udhëheq Altin Asllani është zgjedhur nga transmetuesi publik i Zvicrës Radio SRF3 si bendi më i mirë për muajin nëntor. Çmimi jepet live nesër, më 2 nëntor, nga ora 19. “Fituesi i `Best Talent` për nëntor ka më shumë potencial se të gjitha aktet e rokut prej një kohe të gjatë në Zvicër, shkruan srf.ch.
Kur dëgjon tingujt e “Best Talents” ndjehesh sikur je në një udhëtim nëpër kohë, transmeton albinfo.ch. Dhe kjo nuk është e rastit: ndikimet dhe frymëzimi i “Pablo Infernal” burojnë nga bendet si Deep Purple, Led Zeppelin ose Frank Zappa, mund të lexohet më tutje në artikull.
“Kënaqësia me të cilën bendi nga Cyrihu hidhet pa frikë nga kontakti në kënetën e klisheve të viteve të shtatëdhjeta, është atuja e albumit të tij debutues “Lightning Love”. Pablo Infernal me këtë ka hedhur zarin e duhur”.
Bendi me një moshë mesatare prej vetëm 20 vjetësh e cilëson muzikën e vet si “High-Energy Rock`n`Roll, përcjell albinfo.ch. Ose thënë ndryshe: Pablo Infernal nuk pëlqejnë gjërat “e hekurosura në mënyrë perfektë” por synojnë drejt një “papastërtie” të caktuar. Ata e gjejnë burimin e tyre në vitet `70 kur muzika, sipas mendimit të tyre ishte ende e pasofistikuar (e virgjër) dhe jetonte nga emocionet. Dhe në fakt ata ia kanë dalë që këtë vepër arti ta transportojnë saktësisht në të tashmen.
“Qëkur kam njohur `Pablo Infernal” unë nuk mërzitem më për rininë e sotme. Ata janë rreth të 20-tave, flasin dhe citojnë Deep Purple, Frank Zappa, Beatles, Led Zeppelin me siguri absolute stili dhe kanë potencial siç nuk ka pasur asnjë rok bend zviceran prej kohësh”, thotë redaktori i SFR3 Dominic Dillier.
“Pablo Infernal” e dinë saktësisht se çfarë duan e çfarë jo. Dhe jo vetëm nga ana muzikore, ata janë perfeksionistë. Në këtë kuptim, edhe albumi “Lightning Love” ka qëndruar në dollap për tre vjet deri sa ka dalë në dritë, transmeton albinfo.ch. Bendi `frontmann`i të cilit është Altin Asllani, ka marrë në konsideratë edhe goditje dhe vuajtje deri sa, me labelin austriak Kleio Records falë rrethanave me fat, ka gjetur editorin e duhur.
albinfo.ch ka qenë e pranishme në editimin e albumit të “Pablo Infernal” dhe ka zhvilluar një intervistë me Altinin, të cilën do ta publikojë këto ditë.
(Fotot: Adnan Asllani)
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?




















