CH-Ballkani
Ambasadori suedez, në turne me biçikletë nëpër Shqipëri
Johan Ndisi është ambasadori i Suedisë në Shqipëri, i cili ka vendosur gjatë vitit të udhëtojë nëpër Shqipëri me biçikletë.
Siç raportojnë mediat në Tiranë, gjatë këtyre udhëtimeve ai do të vizitojë projektet që mbështeten nga Suedia.
Gjithashtu thuhet se do të vizitojë shkolla për të diskutuar me nxënësit dhe për t’u takuar me njerëz nga zona të ndryshme të Shqipërisë.
Duke folur për turneun me biçikletë, që po afron, ambasadori Ndisi nënvizoi mundësinë për të mësuar më shumë për Shqipërinë, shkruan Agjencia Telegrafike Shqiptare. “Udhëtimi me biçikletë nëpër Shqipëri është një mënyrë e shkëlqyer për të vizituar pjesë të ndryshme të vendit, për të folur me të rinjtë dhe njerëzit në përgjithësi. Gjithashtu, është një mënyrë që unë të kuptoj më mirë rezultatet e bashkëpunimit tonë për zhvillim dhe të kuptoj se çfarë mund të bëjmë më mirë”, u shpreh ambasadori Ndisi.
Po ashtu, ai vuri theksin tek ecja me biçikletë si një mjet transporti miqësor me ambientin – duke qenë se ambienti është një nga fushat me prioritet për Suedinë për mbështetje.
Ambasadori Ndisi do ta fillojë turneun e tij çiklistik më 1 nëntor në Shkodër, “qyteti i biçikletave” në Shqipëri.
Më 2 nëntor ambasadori suedez do të udhëtojë drejt Lezhës, ku vizita do të fokusohet në mbështetjen e Suedisë për një përdorim të qëndrueshëm të burimeve të tokës në këtë zonë.
https://www.facebook.com/hashtag/ambndisionwheels?fref=ts
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira















