Sport
Shaqiri nuk largohet nga Stoke City
Trajneri i tij, Mark Hughes ka thënë se Xherdan Shaqiri nuk do të largohet nga Stoke City
Mesfushori shqiptar, Xherdan Shaqiri nuk pritet të largohet nga Stoke City. Edhe pse shumë skuadra janë vënë pas yllit shqiptar, ndër to edhe Roma, ai pritet të qëndrojë në Angli, shkruan albinfo.ch.
Këtë e ka konfirmuar edhe trajneri i tij, Mark Hughes. “Unë kam dëgjuar për spekulimet. Dhe mbeten spekulime. Shaqiri është duke lëvizur në një shtëpi të re në këtë moment dhe kjo tregon se ai është i lumtur këtu. Merreni këtë informatë nga unë, ai nuk do të largohet askund, jo kaq shpejt”, është shprehur Hughes.
Pas lëndimit që kishte në fillim të kampionatit, Shaqiri është kthyer me gola, duke qenë njëri nga futbollistët më të rëndësishëm të kësaj skuadre. “Shaqiri ishte përforcim yni rekord dhe presioni ka qenë mbi të. E ky fakt edhe të sjell ndonjëherë presion, por ai pati një paraqitje të mirë në Kampionatin Evropian dhe ka hyrë në ritmin e lojës së Premierligë dhe ne do të jemi përfitues. Ai është në rrugë të mirë. Ka treguar cilësitë e tij gjatë këtij edicioni me ritmin e lojës së tij. Shaqiri ka ende të japë në Angli”, tha Hughes.
Ndërkohë, Shaqiri është lënduar në ndeshjen Stoke City-Swansea. Ylli i Zvicrës u largua në minutën e 26-të, duke liruar vendin për Ramadan Sobhi.
Shaqa mungoi disa javë në fillim të stinorit për shkak të lëndimit, që duket se i është kthyer. Ai ka qenë i kushtëzuar me lëndime gjatë gjithë sezonit për atë dhe nuk ka mundur të tregojë vetën.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë Rritja fillestare e disponueshmërisë së produkteve vegane dhe vegjetariane në supermarketet zvicerane po qetësohet. Migros ka... -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut












