Kultura
Nderim Arifi, pedagogu shqiptar i kitarës klasike në Austri
Artisti nga Kosova i cili aktualisht jeton në Vjenë, tashmë ka siguruar statusin e kitaristit profesionist të muzikës klasike në Austri
Kitara konsiderohet një prej instrumenteve me të hershme të njerëzimit, ajo madje llogaritet si instrumenti i parë për të cilin janë kompozuar vepra klasike për instrument solo. Të qenurit profesionistë i kitarës klasike, nuk nënkupton vetëm përkushtimin dhe punën ndaj instrumentit. Është shumë më shumë se kaq, është punë komplekse e detajuar, vlerëson artisti.
Artisti nga Kosova i cili aktualisht jeton në Vjenë, tashmë ka siguruar statusin e kitaristit profesionist të muzikës klasike në Austri. Ai deri më tani ka pasur një sërë paraqitjesh ku ka përformuar, qoftë si solo kitarist apo edhe në bashkëpunim me artistë të tjerë, sikundër edhe me orkestra të mëdha. Nderimi ka përfunduar studimet pranë Universitetit, Bruckneruniverität në Linz të Austrisë, që është një nga pesë universitetet e Austrisë për Muzikë Dramë dhe Vallëzim.
Pasioni i tij për kitarën e në veçanti luajtja nëpërmes saj e veprave të muzikës klasike dhe mundësia e manipulimit të tingullit direkt me gishta, është një element që artistin e mahnit ende.
Kitara dhe interpretimi i muzikës klasike tashmë janë mishëruar në një identitet të vetëm. Ai me të ka krijuar një lidhje të afërt që nga rinia e hershme. Pasioni për kitarën, tregon Nderimi, është që nga koha e rinisë së hershme, kohë për të cilën ai thotë se kishte pasur rastin që për herë të parë të dëgjojë veprat e njohura të muzikës klasike, që i luante babai tij në kitarë.
“Fillimet në kitarë ose ajo dëshira e parë për t’u shprehur nëpërmjet këtij instrumenti ishte që në fëmijëri. Që në moshë të re kisha fatin t’ i dëgjoja veprat e njohura të kitarës klasike, që i luante babai im atëherë. Kështu që para se të filloja me mësimet e para në kitarë unë tashmë kisha filluar të admiroja tingëllimën e këtij instrumenti, që për ne ishte një instrument familjar. Në një ambient të tillë, ku kitara nuk ishte as e largët as e huaj për mua, nuk e kisha të vështirë të ndaja kohën e duhur për të praktikuar mësimet e para për të zotëruar këtë instrument“.
Gjatë kohës sa Nderimi flet me pasion për instrumentin, për përkushtimin ndaj veprës së muzikës klasike, kujton hapat e parë kur u nis rrugës për t’u bërë një instrumentist virtuoz dhe pedagog i kitarës klasike. Nderimi e quan dashuri të hershme kitarën klasike.
„Me kalimin e kohës kjo dashuri e hershme vazhdoi të rritej në mua. Kështu që pas gjimnazit në Gjilan vendosa të studioj kitarën klasike në akademinë e arteve në Tiranë tek Prof. Edison Miso, të cilat studime i mbarova me sukses të shkëlqyer. Pas kësaj u ktheva në Gjilan për t’i dhënë mësimet e para në shkollën e muzikës. Deri në vitin 2002 nuk kishte ende mësues të kitarës në shkollë të muzikës. Mirëpo etja për të mësuar më shumë rreth këtij instrumenti nuk më ishte ndalur vetëm me mbarimin e studimeve në Tiranë. Pas disa paraqitjeve në Festivalin “ReMuzika“ në 2002, 2003 dhe koncerteve solistike, arrita të vendos kontakt me zyrën austriake. Përmes saj mu dha mundësia të vija në Austri për t’i vazhduar studimet në Linz tek Prof. Jungwirth Wolfgang, ku mbarova drejtimin pedagogjik dhe instrumental për kitarë“.
I përkushtuar për artin e tij, ai tregon për një numër të aktiviteteve që ka pasur si instrumentist në Austri. Performancat e tij me instrumentin e lashtë, kitarën, kanë prekur festivale e forume të ndryshme në Austri. “Në Austri përgjatë studimeve dhe më pas kam pasur një sërë koncertesh dhe paraqitjesh të ndryshme duke filluar nga koncertet në shkolla të muzikës, teatro, forume kulturore e deri tek paraqitjet nëpër universitete dhe festivale, si solist por edhe me shumë formacione të dryshme (duo, trio , kuartete etj.), sikundër edhe me orkestra të mëdha”.
Solisti dhe pedagogu profesionist i kitarës klasike, Nderim Arifi, do vazhdoj karieren e tij solistike në emër të përkushtimit ndaj pasionit të tijë, tingullit magjik të kitarës klasike.
Kitara vazhdon ta mahnisë
“Fillimet në kitarë ose ajo dëshira e parë për t’u shprehur nëpërmjet këtij instrumenti ishte që në fëmijëri”. „Me kalimin e kohës kjo dashuri e hershme vazhdoi të rritej në mua“. „Mundësia e manipulimit të tingullit në kitarë direkt me gishta, është një element që më mahnit ende“.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Zhurma që nuk ndalet: Zvicra ende pa zgjidhje për shoferët problematikë Qeveria federale ka analizuar disa masa për ta luftuar këtë fenomen, përfshirë përdorimin e “radarëve të... -
Shefi i drejtorëve të shkollave në Zvicër kërkon heqjen e provimeve për gjimnaz -
Stuhi e fortë në Gjenevë, rrufeja godet aeroplanin -
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri -
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet













