E-Diaspora
Ankohet shqiptari që ka vrarë shqiptarin: Kam vepruar në vetëmbrojtje
Sipas avokatit, ka qenë kosovari tashmë i ndjerë, ai që “i ka shkuar” në thikë klientit të tij. Dhe, nëse Gjykata këtu sheh ndonjë veprim të të akuzuarit, atëherë ai veprim është bërë në vetëmbrojtje
Sot ka filluar në Gjykatën e Lartë të Kantonit të Bernës procesi i gjykimit të një shqiptari nga Maqedonia i cili ka vrarë në vitin 2013 me thikë një shqiptar tjetër nga Kosova. Vrasja ka ndodhur në hapësirën para një seks-klubi në rrethinën e Bernës.
Procesi që ka filluar sot është iniciuar nga mbrojtësi i të akuzuarit për vrasje. Ai kërkon lirim të klientit të tij nga akuza për vrasje me paramendim, shkruan sda.ch. Avokati thotë se asnjëri nga të pranishmit nuk ka parë që mandanti i tij të ketë goditur me thikë viktimën. Ajo që është dëshmuar, sipas tij është se ka qenë kosovari tashmë i ndjerë, ai që “i ka shkuar” në thikë klientit të tij, përcjell albinfo.ch. Dhe, nëse Gjykata megjithatë këtu sheh ndonjë veprim të të akuzuarit, atëherë ai veprim është bërë në vetëmbrojtje.
Nga ana tjetër, prokurori ka kërkuar dënim prej 12 vitesh burgim që është në fakt dënim më i lartë se ai i shqiptuar nga shkalla e parë. Ajo, në gjykimin e bërë në tetor të vitit 2015 i pati shqiptuar 44 vjeçarit një dënim prej 10 vitesh burg për vrasje me paramendim.
Viktima, së bashku me dy shokë kishin shkuar në shtator të vitit 2013 në klubin e natës në Lätti afër Rapperswilit të Bernës. Në barin e lokalit kishte shpërthyer një sherr në mes tij dhe shqiptarit nga Maqedonia. Fillimisht, dy kolegët zviceranë të kosovarit dhe zonjat e pranishme aty, kishin arritur t`i pajtonin. Por pastaj tre shokët u kthyen nga rruga për në shtëpi, ku ishin nisur, që të kërkonin sqarim nga 44 vjeçari, transmeton albinfo.ch. Pastaj në parkingun e lokalit është përshkallëzuar konflikti.
Sipas Gjykatës Regjionale të Biel-it, shqiptari i Maqedonisë së pari ka goditur me thikë njërin nga dy shokët e pastaj edhe vet shqiptarin e Kosovës. Ky i fundit ka vdekur pak pas dërgimit në spital. I akuzuari ka pranuar se ka pasur thikë me vete. Por, ai nuk e dinte se cili ka goditur me thikë, kishte deklaruar në procesin gjyqësor të zhvilluar para një viti.
Gjykata e Lartë e Bernës do të shpallë vendimin e saj këtë të premte.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Zhurma që nuk ndalet: Zvicra ende pa zgjidhje për shoferët problematikë Qeveria federale ka analizuar disa masa për ta luftuar këtë fenomen, përfshirë përdorimin e “radarëve të... -
Shefi i drejtorëve të shkollave në Zvicër kërkon heqjen e provimeve për gjimnaz -
Stuhi e fortë në Gjenevë, rrufeja godet aeroplanin -
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri -
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet











