Bota
Gjermania, azil për të përndjekurit e Erdoganit
Autoritetet gjermane kanë thënë se turqit që janë duke u persekutuar nga presidenti Rexhep Tajip Erdogan mund të kërkojnë azil në vend
Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth në një intervistë për “Die Welt” tha se “Ministria e Punëve të Jashtme në bashkëpunim është solidarizuar me të gjithë intelektualët kritik në Turqi”, përcjell albinfo.ch.
“Gjermania është një vend i hapur për të gjithë ata që janë përndjekur politikisht”, tha Roth. “Ata mund të kërkojnë azil në Gjermani. Kjo nuk vlen vetëm për gazetarët. ”
Roth ka kritikuar persekutimin nga ana e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan të deputetëve të opozitës, gazetarëve kritikë dhe akademikëve.
“Ajo që po ndodh në Turqi është kundër të kuptuarit tonë të vlerave evropiane, sundimit të ligjit, demokracisë dhe lirisë së mediave”, tha Roth. “Prandaj përgjigja jonë ndaj qeverisë turke ka qenë e qartë: Jo në këtë mënyrë!”
Roth ka shtuar se raporti i BE-së mbi përparimin e Turqisë, i cili duhet të publikohet të mërkurën, do të ketë një përfundim negativ. “Komisioni është shumë i shqetësuar dhe kritik në lidhje me gjërat negative që po ndodhin në Turqi. Për fat të keq, për momentin kjo vlen për shumë gjëra”.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih Sipas një raporti të ri në media, përpjekjet e mëparshme për të filluar procedura penale kundër... -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion”












