Lajme
Shkup: Partnerët e vjetër bëjnë qeverinë
Bashkimi Demokratik për Integrim dhe VMRO-DPMNE-ja kanë arritur marrëveshje për koalicion në mandatin e ardhshëm katërvjeçarë
Marrëveshja është arritur pas takimit në mes liderit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe atij të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.
Sipas burimeve të larta të BDI-së, partia e Ahmetit në qeverinë e ardhshme do të udhëheqë me pesë ministri dhe 2 zëvendëskryeministra, atë për eurointegrime dhe zëvendëskryeministrin për zmplementimin e Marrëveshjes së Ohrit, njoftojnë agjensitë e lajmeve në Shkup.
Po sipas burimeve, partia shqiptare në këtë mandate do të udhëheqë me Ministrinë e Mbrojtjes, atë të Drejtësisë, të Pushtetit Lokal të Ekonomisë dhe Ministrinë e Ambinetit dhe Planifikimit Hapësinorë.
Marrëveshjen për koalicionin e ka miratuar Kryesia Qendrore e BDI-së, në një takim urgjent i cili ka zgjatur deri në orët e vonshme.
Në këtë takim lideri i kësaj partie, Ali Ahmeti ka informuar kryesinë Qendrore me rrjedhën e bisedimeve, ndërsa në seancën e radhës kjo parti do të vendosë edhe për emrat të cilët do të udhëheqin me këto resore.
BDI-ja, gjithashtu do të ketë edhe pesë zëvendësministra dhe po aq sekretarë shtetërorë.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













