Sport
Kosova me probleme ndaj Turqisë
Te Kosova mungojnë disa lojtarë shumë të rëndësishëm dhe kjo e bën edhe më të vështirë sfidën ndaj Turqisë më 12 nëntor në Antalia
Kosova po përballet me probleme para ndeshjes me Turqinë. Përveç se skuadra turke është favorite, te Përfaqësuesja kosovare do të mungojnë edhe disa lojtarë për shkak të lëndimeve, shkruan albinfo.ch.
Për arsye personale do të mungojë Bersant Celinës, kurse lojtarët tjerë që do të mungojnë janë Fejzullahu, Rashani, Ismajli, Kabashi dhe Bytyçi. Loret Sadiku gjithashtu mungon për shkak të lëndimit, derisa Besart Berisha edhe pse ka marrë nënshtetësinë nuk do të luajë në këtë ndeshje.
Ndërkohë, për herë të parë janë ftuar edhe Mërgim Vojvoda dhe Fidan Haliti, të cilët presin lejen nga FIFA.
Përzgjedhësi Albert Bunjaki është shumë optimist para kësaj ndeshje. “Vetëm fitorja ua mban gjallë shpresat turqve, të cilët janë në krizë të lojës dhe të rezultateve. Andaj, ata janë mobilizuar në maksimum. Sigurisht se është shansi i fundit për Turqinë. Ky mund të ketë ndikim psikologjik dhe kjo për ne mund të jetë pozitive, por edhe negative. Ne jemi gati, jam i kënaqur me përgatitjen e lojtarëve, pasi shumica nga ata janë aktiv në klubet e tyre. Do të jetë një lojë e vështirë, kemi një grup të ri, por lojë pas loje do të rritemi”, deklaroi Bunjaki.
Ndeshja ndërmjet Turqisë dhe Kosovës do të zhvillohet më 12 nëntor në Antalia. Kosova ka vetëm një pikë në këtë grup, kurse Turqia dy.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












