Sport
Kosova nuk dorëzohet
Futbollistët e Kosovës janë shprehur se do të kenë vështirë, megjithatë, nuk hynë me flamur të bardhë
Pavarësisht faktit se i pret një ndeshje e vështirë dhe përballen me shumë mungesa, Përfaqësuesja e Kosovës nuk dorëzohet përballë asaj turke, shkruan albinfo.ch.
Futbollistët janë shprehur se do të kenë vështirë, megjithatë, nuk hynë me flamur të bardhë.
Alban Meha pret një ndeshje të fortë. “Do të jetë një ndeshje e fortë, e ngjashme me ato ndaj Kroacisë dhe Ukrainës. Turqia është një ekip i mirë dhe i fortë. Duhet të përpiqemi që ta mbajmë barazimin. Shpresojmë që të ruajmë qetësinë dhe të shënojmë gol në këtë ndeshje”, deklaroi Meha, i cili luan në Turqi.
Ndeshje të vështirë pret edhe Herolind Shala. “Unë pres një ndeshje të vështirë. Duhet ta përmirësojmë paraqitjen në krahasim me dy ndeshjet e kaluara dhe të përmirësojmë gabimet. Shpresoj të shënojmë dhe të bëjmë një lojë të shkëlqyeshme”, theksoi Shala.
Në Turqi luan edhe Vedat Muriqi me Gençlerbirligin. Ai beson se atmosfera do të jetë mjaft e mirë në këtë sfidë. “Do të jetë një ndeshje vëllazërore duke marrë për bazë marrëdhëniet e mira që ka Kosova e Turqia. Do të ketë shumë tifozë dhe do të bëhet një atmosferë e mirë e shpresojë në një lojë të mirë, por pavarësisht rezultatit do të fitojë vëllazëria”, deklaroi sulmuesi kosovar.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër Gjatë valës së fundit të të nxehtit në Evropë, Franca, Belgjika dhe Holanda raportuan të paktën... -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë












