Sport
Kosova nuk është pa gjasa kundër Turqisë
Milot Rashica dhe Samir Ujkani kanë thënë se do të japin maksimumin kundër Turqisë, në takimin që zhvillohet të shtunën në Antalia
Përfaqësuesen e Kosovës e pret një ndeshje shumë e vështirë kundër Turqisë. Për këtë janë të vetëdijshëm edhe futbollistët kosovarë, megjithatë, ata thonë se do të japin maksimumin.
Milot Rashica, pret që Kosova të ketë përkrahje në ndeshjen ndaj Turqisë në kuadër të Grupit I kualifikues për ‘Rusia 2018’. “Gjithsesi pres një ndeshje të vështirë. Turqia është një kundërshtar i fortë. Ishte në Kampionatin Evropian. Luan para adhuruesve të vet, por besoj që edhe nga Kosova do të vijnë adhurues dhe shpresoj në një rezultat të mirë”, ka thënë Rashica.
Kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani, ka deklaruar se ekipi është duke u komponuar mirë para ndeshjes me Turqinë. “Atmosfera është e mirë. Jemi një grup i ri interesant dhe kemi shumë talent dhe ngadalë po komponohemi dita ditës. Të jemi real sërish e kemi një ekip të fortë si Turqia, por ne duhet të kemi vetëbesim dhe të bëjmë lojë të mirë. Tash i dimë defektet tona dhe po përpiqemi që t’i mënjanojmë gabimet. Edhe Turqia është në krizë dhe ka ftuar lojtarë që më herët nuk ishin në përbërje. Do të ketë publikun e tij, por edhe ne do të bëjmë një lojë të fortë”, u shpreh Ujkani.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër Gjatë valës së fundit të të nxehtit në Evropë, Franca, Belgjika dhe Holanda raportuan të paktën... -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë











