Bota
Të gjithë e kritikojnë por 60% të gjermanëve janë ende për Merkelin!
Plot 59 për qind të të anketuarve do ta zgjidhnin sërish kancelaren e tashme, që është kandidate e CDU-së dhe CSU-së
Instituti gjerman për hulumtimin e opinionit Forsa ka prezantuar rezultatet e sondazhit të tij më të ri lidhur me zgjedhjen e kancelarit të vendit që bëhet në vitin 2017. Në këtë sondazh një shumicë e qartë e gjermanëve janë shprehur për zgjedhje të serishme të kancelares aktuale, Angela Merkel në këtë post.
Janë anketuar 1002 qytetarë të përzgjedhur reprezentativë të Gjermanisë, të gjetur përmes metodës kompjuterike të rastësisë, shkruan stern.de.
Plot 59 për qind të të anketuarve do ta zgjidhnin sërish kancelaren e tashme, që është kandidate e CDU-së dhe CSU-së, transmeton albinfo.ch. Madje, në mesin e zgjedhësve të CDU-së, për kancelaren Merkel janë shprehur 87% ndërsa nga partia aleate e saj, CSU-ja kanë qenë 60 për qind.
Kundër kancelares Merkel, sipas sondazhit janë 35 për qind të gjermanëve. Brenda këtij kontingjenti 75 për qind janë zgjedhës të partisë ekstremiste AFD.
Në rast se Merkel do të hiqte dorë nga kandidimi për mandatin e saj të katërt si kancelare, 26 për qind do ta pranonin Wolfgang Schhäuble si alternativën më të mirë, ndërsa për 18 për qind të të anketuarve zgjidhja më e mirë do të ishte ministrja ng CDU-ja, Ursula von der Leyen.
Për një shkarkim të kancelares Merkel para zgjedhjeve të ardhshme janë vetëm 14 për qind të të anketuarve ndërsa 80 për qind janë kundër këtij shkarkimi
E-Diaspora
-
5 monumente të reja në Europë në nder të Heroit Kombëtar Vendosen monumente të Skënderbeut në tri komuna të Kalabrisë ...
-
Gjuha shqipe forcon integrimin
-
Flisni shqip në Zvicër!
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
Jeta në Zvicër
-
Neuchâtel: Një algjerian 29-vjeçar u gjet pa shenja jete, në qeli La Chaux-de-Fonds, Neuchâtel: Trupi i tij i pajetë u gjet nga rojat e burgut rreth orës...
-
Kantonet zvicerane me plane për të punësuar më shumë mësues të huaj
-
Bernë: Merret vendimi për gruan e cila vrau kryetarin e bashkisë së Lauterbrunnen pasi e goditi 58 herë me thikë
-
Pse Zvicra subvencionon tarifat vetëm për disa studentë të huaj?
-
Prodhuesi zviceran i thikave të ushtrisë në përpjekje për të përmbushur kufizimet globale të tehut