Fun
Ku konsumohet më shumë alkooli?
Matt Stiles nga "The Daily Viz" ka projektuar një hartë të detajuar të konsumit të alkoolit për frymë në çdo vend.
Të dhënat janë mbledhur nga hulumtimi gjatë viteve 2000 deri më 2016 nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Pra, në cilin vend konsumohet më shumë alkool?
Bjellorusia shfaqet e para në listë, ku çdo qytetar ka konsumuar mesatarisht 17.32 litra alkool në vit. Pastaj vjen Lituania, Republika Çeke, Kroacia, Austria, Portugalia, Franca, Irlanda, Estonia dhe Hungaria. Kjo është lista e top 10 vendeve evropiane. SHBA çuditërisht është gjetur në pozicionin e 41-të.
Epitetin e vendit ku më së shumti pinë birra e ka marrë Republika Çeke, ku pihen rreth 6.65 litra për kokë banori në vit. Me verë janë dehur në Portugali mesatarisht prej 7.45 litra për kokë banori në vit.
Nga ana tjetër, Afganistani, Mauritania, Kuvajti, Libia, Irani, Somalia dhe Bangladeshi janë në fund të listës.
Top 10 vendet për konsum të alkoolit: Bjellorusia, Lituania, Çekia, Kroacia, Austria, Portugalia, Franca, Irlanda, Estonia, Hungaria.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih Sipas një raporti të ri në media, përpjekjet e mëparshme për të filluar procedura penale kundër... -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion”














