Bota
ISIS ka stërvitur luftëtarët që të maskohen si refugjatë në Evropë
Shërbimi Informativ Federal gjerman (BND) paralajmëron se luftëtarët e grupit terrorist Shteti Islamik do të vazhdojnë të stërviten si të maskohen si refugjatë për të arritur në Evropë, përcjell albinfo.ch.
Në një artikull në gazetën “Bild am Sonntag”, në përvjetorin e sulmeve në Paris, BND thotë se luftëtarët e Shtetit Islamik janë fshehur në mesin e shumë refugjatëve për të mos qenë të dyshuar.
Ekstremistët janë stërvitur edhe për sjelljet e tyre nëse kapen nga policia, si dhe procedurat për dorëzimin e aplikacioneve për azil.
BND pohoi se 9 terroristë në sulmet e vitit të kaluar, në Paris, më 13 nëntor, hynë në Evropë si refugjatë.
Të dhënat e fundit të shërbimeve speciale gjermane të marra nga pajisjet elektronike në pronësi të vetëvrasësve që sulmuan më 22 mars në Bruksel, treguan se para një viti do të ishte sulmuar jo vetëm në Francë, por edhe në Holandë.
Caku ishte edhe aeroporti i Amsterdamit, “Schiphol”.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih Sipas një raporti të ri në media, përpjekjet e mëparshme për të filluar procedura penale kundër... -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion”














