Lajme
Kosova e Bosnja më shumë të rrezikuara nga terrorizmi
Kosova radhitet në vendin 70 të listës së vendeve më të rrezikuara nga terrorizmi. Shqipëria është në vendin 92, Maqedonia 78 ndërsa me keq është Bosnja në vendin 62
Vendet e Ballkanit Perëndimor që janë të banuara me popullsi myslimane janë më shumë të rrezikuara nga terrorizimi se shtetet tjera. Kështu të paktën raporton Instituti për Ekonomi dhe Paqe në Indeksin Global të Terrorizmit për vitin 2016, kur Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria e Maqedonia janë më të rrezikuara nga terrorizmi se sa Serbia e Malli i Zi.
Sipas këtij Indeksi ku përfshihen 143 vendeve, në vendin e 92 radhitet Shqipëria, ndërsa Maqedonia është e 78-ta, Bosnjë-Hercegovina e 62-ta, Serbia është në vendin e 121-të, Mali i Zi është i 117-i, e kështu me radhë. Ndërsa Kosova është në vendin e 70 për nga rrezikshmëria.
Më tutje, në Indeksin Global të Terrorizmit 2016, të publikuar sot nga Instituti për Ekonomi dhe Paqe, theksohet se numri i vdekjeve nga terrorizmi ka rënë për 10 për qind në vitin 2015. Nga terrorizmi në vitin 2015, janë vrarë 29, 376 vetë.
Në këtë raport, të cilin e publikon REL, theksohet se grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS) dhe grupet aleate me të ishin aktive në 28 vende në vitin 2015, ndërsa një vit më parë ky numër i shteteve ishte 13. Kjo shifër është shtuar për më tepër se dy herë.
Vendet që përjetuan përkeqësime të dukshme në Indeksin Global të Terrorizmit 2016 përfshijnë Francën, Turqinë, Arabinë Saudite, Kuvajtin dhe Tunizinë. Kjo çoi në ndryshime të mëdha në radhitje krahasuar me vitin e kaluar dhe në përkeqësim të përgjithshëm të rezultatit në Indeksin Global të Terrorizmit, pasi këto rënie mbizotëruan përmirësimet në Nigeri dhe Irak.
Ndërkaq, Danimarka, Franca, Gjermania, Suedia dhe Turqia regjistruan shifrat më të larta të vdekjeve nga terrorizmi vetëm për një vit, që nga viti 2000. Më shumë se gjysma e 557 vdekjeve kishin lidhje me grupin terrorist ISIS, sulmet e të cilit në Paris, Bruksel dhe Ankara ishin në mesin e sulmeve më të tmerrshme në historinë e këtyre vendeve.
Ndikimi ekonomik global i terrorizmit arriti në mbi 89 miliardë dollarë në vitin 2015. Iraku ka vuajtur më së shumti pasojat ekonomike nga terrorizmi, duke arritur shifrën prej 17 për qind të Bruto Prodhimit Vendor në vitin 2015. Pesë vendet me ndikimin e përgjithshëm më të lartë nga terrorizmi janë Iraku, Afganistani, Nigeria, Pakistani dhe Siria.
E-Diaspora
-
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico” Regjistruar në Mexico City gjatë turneut “Radical Optimism”, projekti do të publikohet më 21 dhe 22... -
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër -
Vjenë
Finalja e madhe e Eurovision: Alis performon i pesti, publikohet renditja e plotë e shteteve -
Austri
Mërgata shqiptare në Austri nderon viktimat e nazizmit në Mauthausen -
Gjermani/Suedi
Rinor Ajeti, doktori shqiptar i ORL që po spikat në kongreset më të mëdha shkencore në Evropë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër Tubime parazgjedhore të partive kosovare në Zvicër, liderët politikë kërkojnë mbështetjen e diasporës... -
Ekspertët në Zvicër propozojnë masa të reja për lehtësimin e sistemit të burgjeve -
Zvicra shkëlqen në Eurovision 2026: Veronica Fusaro sjell performancë të fuqishme me “Alice” -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
Zvicra synon finalen e Eurovisionit me Veronica Fusaro










