Uncategorized
Edhe “Ballistët” kundër Federatës Shqiptare
“Ballistët” kanë reaguar ashpër ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit në lidhje me keqtrajtimin që iu bë tifozëve në ndeshjen kualifikuese Shqipëri-Izrael
Pas “Tifozat Kuq e Zi” të cilët bojkotuan takimet e kombëtares shqiptares si vendase, edhe tifogrupi tetovar “Ballistët” ka reaguar ashpër ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit në lidhje me keqtrajtimin që iu bë tifozëve në ndeshjen kualifikuese Shqipëri-Izrael, shkruan albinfo.ch.
Me anë të një postimi në faqen e tyre në “Facebook”, mbështetësit e zjarrtë të Shkëndijës së Tetovës dhe kombëtares shqiptare, kanë cilësuar FSHF-në dhe forcat e rendit si kancerin e kombëtares, dhe kanë bërë një krahasim me historinë e Shqipërisë, duke thënë se për çdo Esat Pashë Toptani, ka edhe një Avni Rustemi.
Statusi i plotë i “Ballistëve”:
“Edhe një herë e treguat veten se për ju vlen me shumë një i huaj se sa Kombi dhe Vatani!.. Jeni në gjendje të bëni ç’mos vetëm e vetëm të dilni mirë në sy të armikut.. ne si tifogrup reagojmë ashpër ndaj dhunës nga ana federatës po ashtu edhe nga ana e forcave policore?!!
- Na ndaluat disa orë në kufi me maltretime të shumta sikurse të ishim armiqtë më të mëdhenj të vendit…
- Ndalimi i transparentit për arsye mizore që vetëm një mendje e sëmurë si z. Armando Duka me bandën e tij mund ta shpikin.
- Ndalimi i rekuizitave në stadium ,kinse qenkan me shkrime provokative për hebrenjtë .TURP!!!!
Dhuna e ushtruar nga policia ne disa anëtarë tanë…
Ju jeni kancer i kësaj Kombëtare.
Por vetëm një gjë ta keni të qartë se për çdo Esat Pashë Toptani, ka dhe një Avni Rrustem”.
E-Diaspora
-
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër Bashkatdhetarëve u kërkohet që zarfet me fletëvotime të mos i dërgojnë në ambasadë apo konsullata... -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Revista kanadeze rendit qytetet më të mira të vogla në Zvicër për pensionistët e huaj Në listë përfshihen nëntë komuna zvicerane që ofrojnë kombinim mes natyrës dhe infrastrukturës së përshtatshme për... -
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë











