E-Diaspora
Edhe të huajt e liruar nga vizat, duhet të bëjnë kërkesë për hyrje në Shengen!
Sipas planeve të Komisionit të BE-së, të huajt të cilët nuk kanë nevojë për viza të Shengenit, në të ardhmen do të duhet të plotësojnë një formular në internet. Përmes kësaj ata zotohen për plotësimin e një numri kriteresh që kanë të bëjnë me sigurinë, gjendjen shëndetësore të tyre etj.
Zvicra, parimisht mbështet planet e BE-së të cilat parashikojnë që të huajt të cilët vijnë nga vendet që janë jashtë zonës së Shengenit, duhet të regjistrohen në një sistem të ri. Në parim, Zvicra shprehet në favor të çdo veprimi që e shton sigurinë, ka thënë ministrja zvicerane e drejtësisë dhe policisë, pas këshillimeve që ka pasur dje së bashku me ministrat e brendshëm të vendeve të BE-së në Bruksel.
Por, Sommaruga ka kërkuar që ky sistem të jetë i thjeshtë, i shpejtë dhe me çmim të volitshëm, thuhet në një komunikatë të ministrisë që drejton Sommaruga, transmeton albinfo.ch
Ndërkaq, sipas planeve të Komisionit të BE-së, të huajt të cilët nuk kanë nevojë për viza të Shengenit, në të ardhmen do të duhet të plotësojnë një formular në internet. Përmes kësaj ata zotohen për plotësimin e një numri kriteresh që kanë të bëjnë me sigurinë, gjendjen shëndetësore të tyre etj. Zvicra, duke qenë pjesë e zonës Shengen, duhet ta pranoje këtë sistem.
Sipas sistemit të deritashëm, siç ka thënë komisioneri i BE-së, Avramopoulos, BE ka pasur tepër pak informacione lidhur me më shumë se 30 milionë njerëzit që kanë hyrë brenda një viti në zonën e Shnegenit, përcjell albinfo.ch. Kjo ka të bëjë edhe me shtetasit e SHBA-së ndërsa do të ketë të bëjë së shpejti edhe me ata të Turqisë, sapo të hiqet detyrimi i tyre për viza.
Kërkesa online për lejim të hyrjes në zonën Shengen pritet të kushtojë pesë euro ndërsa formulari të mund të mbushet për dhjetë minuta.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër Gjatë valës së fundit të të nxehtit në Evropë, Franca, Belgjika dhe Holanda raportuan të paktën... -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë












