Fotolajmi
Angela Merkel ia mësyn mandatit të katërt
Angela Merkel ka konfirmuar se do të kandidojë edhe mandatin e katërt si Kancelare e Gjermanisë.
Merkel zhvilloi sot një mbledhje me kryesinë e partisë së saj të qendrës së djathtë. “E kam menduar këtë skenar për një kohë të gjatë dhe jam e gatshme të konkurroj përsëri për këtë post”, tha Merkel, përcjell albinfo.ch.
Nëse Merkel fiton në zgjedhjet e vitit të ardhshëm dhe shërben për një mandat të plotë katërvjeçar, ajo do të jetë kancelarja e dytë pas Helmut Kohl, i cili qëndroi në post për një periudhë rekorde prej 16 vjetësh.
62-vjeçarja Merkel është parë gjerësisht si një forcë stabiliteti në Evropë, në një kohë kur Bashkimi Evropian mori një goditje të fortë nga Brexiti dhe nga forcimi i rrymave të ekstremit të djathtë që kanë marrë edhe më shumë zemër nga fitorja e Donald Trumpit në Shtetet e Bashkuara.
Merkel është Kancelare e Gjermanisë që nga 2005. Ajo ka udhëhequr ekonominë më të madhe të Eurozonës gjatë krizës së borxheve, duke fituar respekt të gjerë ndërkombëtar. Presidenti Obama e cilësoi Angela Merkelin një “aleate të shkëlqyer” gjatë vizitës së fundit në Gjermani.
Por, ajo është përballur edhe me sfida të vështira, sidomos për politikat ndaj krizës së refugjatëve. Në shtator ajo tha se duhet ta kishte trajtuar ndryshe këtë krizë, pasi partia e saj pësoi një humbje të rëndë në zgjedhjet e Landit të Berlinit.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle Shoqata Kulturore dhe Artistike Ilirët nga Lozana do të përfaqësojnë kulturën shqiptare në edicionin e 26-të... -
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina











