Sport
Më në fund rikthehet Sadiku
Sulmuesi kuqezi u aktivizua në minutën e 77-të, derisa 90 minuta për Zurichun luajti Burim Kukeli
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, e ka lënë pas tashmë dëmtimin e pësuar në gju. Ai është rikthyer të luajë për ekipin e tij Zyrichun në kategorinë e dytë të Zvicrës, shkruan albinfo.ch.
Sulmuesi kuqezi u aktivizua në minutën e 77-të të takimit të zhvilluar si mysafirë përballë Servetes. Zyrichu e fitoi këtë ndeshje me rezultatin e thellë 0:4.
Në këtë përballje u aktivizua për 90 minuta të plota edhe mesfushori i kombëtares shqiptare Burim Kukeli, i cili gjithashtu luan për Zyrichun.
Pas kësaj fitoreje, Zyrichu numëron 39 pikë në 15 ndeshje, duke kryesuar klasifikimin me 10 pikë avantazh nga vendi i dytë dhe pritet të kthehet në elitën e futbollit zviceran, pasi kishte rënë edicionin e kaluar.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë












