Bota
Çdo i treti gjerman ndjehet si “i huaj në vendin e tij”
Çdo i treti gjerman, apo 34.7 për qind e tyre ndjehen si “të huaj në vendin e tyre”, për shkak të “infiltrimit mysliman”, sipas një studimi të ri të “Friedrich Ebert”, që lidhet me SPD-në, parti gjermane, transmetojnë mediat gjermane, përcjell albinfo.ch.
Katër nga dhjetë gjermanët besojnë se Gjermania dëmton islamin, sipas hulumtimit mbi qëndrimet ndaj emigracionit dhe fesë.
28 për qind e të anketuarve besojnë se më shumë nuk mund të “shprehin opinionin e tyre pa bërë probleme”. Numri i njëjtë i njerëzve konsideron se partitë në pushtet gënjejnë votuesit.
Megjithatë, sondazhi tregon se 56 për qind e gjermanëve mbështesin plotësisht pranimin e refugjatëve dhe 24 për qind prej tyre pjesërisht kanë mbështetur pranimin e tyre në vend.
Të anketuarit e tjerë ishin të ndarë në pikëpamjen se vendi ka marrë tashmë shumë azilkërkues dhe në mendimin se Gjermania menjëherë duhet të ndalojë pranimin e imigrantëve myslimanë.
Hulumtimi gjithashtu tregon se Gjermania është aktualisht në një situatë të trazuar politike, ku mbahen marshe antimyslimane, është vërejtur dhunë ndaj refugjatëve dhe mesazhet e hapura të urrejtjes ndaj emigrantëve.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih Sipas një raporti të ri në media, përpjekjet e mëparshme për të filluar procedura penale kundër... -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion”














