albinfo.ch
Fotolajmi
Më e bukura shqiptare kurorëzohet sonte në Zvicër
Në klubin më të njohur shqiptar në Zvicër, në “Rinora4”, në Rümlang të Cyrihut, sonte do të zgjidhet bukuroshja më e mirë shqiptare nga e gjithë bota. “Albinfo.ch” është sponsor medial i këtij spektakli.
Për herë të parë në historinë e spektakleve të bukurisë, të premten në diskotekën “Rinora 4” në Zvicër zgjidhet “Miss shqiptarja në botë”. “Është diskoteka më e njohur dhe më e frekuentuar nga të rinjtë shqiptarë jashtë Shqipërisë dhe Kosovës”, ka thënë pronari Shaban Konxheli. “Një arsye tjetër pse ky spektakël mbahet në Zvicër është se këtu jetojnë shumë shqiptarë”, shkruan 20min.ch, përcjell albinfo.ch.
Konxheli ka folur edhe për bashkëpunimin me Ilir Gecin, pronarin e agjencisë “Gecjan Fashion Group” dhe idenë për të organizuar këtë megaevent në diskotekën e tij. “Kemi menduar të bëjmë diçka që nuk është bërë deri tash dhe besoj se ia kemi arritur”, ka thënë ai. Ndërkohë Ilir Geci shton: “Çdo vit organizohen shumë konkurse bukurie dhe shqiptarët janë të njohur në mbarë botën për bukurinë e tyre. Por, asnjëherë deri më tash nuk është organizuar një spektakël për të zgjedhur më të bukurën shqiptare në gjithë botën”, ka thënë ai për gazetën zvicerane.
Nga 25 finaliste, kanë mbetur 23
Fillimisht thotë Geci kanë aplikuar 600 vajza, ndërsa në bazë të fotografive janë kualifikuar 100. Më vonë është bërë edhe një përzgjedhje tjetër, ku të drejtën për finale e kanë fituar 25 vajza. Ato vijnë nga vende të ndryshme të Evropës: Suedia, Sllovenia, Italia, Shqipëria, Gjermania, Austria dhe Zvicra. “Vajza nga Kosova nuk ka, për shkak se nuk arritën të pajisen me viza”, shprehet Geci. Vetëm pak orë para finales, nga konkurrimi janë larguar dy vajza. “Të premten në mëngjes ne kemi vendosur që në finale të paraqiten vetëm 23 vajza. Dy vajza janë dërguar për në shtëpi për shkak të sjelljeve jo të mira të tyre”, pohon ai.
Vajzat do të defilojnë tri herë
Ndërsa finalja e këtij spektakli do të mbahet të premten, duke filluar nga ora 22.00, vajzat që nga e hëna janë grumbulluar në Zvicër, ku kanë vizituar edhe vende të ndryshme. “Zvicra është një vend shumë i bukur. Gjithashtu edhe njerëzit na kanë mirëpritur me shumë zemër”.
Vajzat do të defilojnë tri herë në skenë dhe më pas do të kurorëzohet më e bukura shqiptare. Në sfiliten e parë vajzat do të dalin me veshje të thjeshta, nga ku do të vazhdojnë garën 12 vajzat më të bukura. Pastaj, në sfiliten e dytë do të defilojnë me veshje elegante, nga ku do të mbesin gjashtë finalistet. Më pas do të jetë edhe një defilim tjetër i vajzave, ku edhe do të zgjidhen fitueset. Fituesja do të fitojë 4 mijë euro dhe një kurorë në vlerë prej 5 mijë eurosh.
Po ashtu, siç ka njoftuar edhe më herët albinfo.ch, e cila është edhe sponsor medial, në këtë spektakël do të ndahen gjithsej 15 çmime.
Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Fotolajmi
E-Diaspora
-
Ambasada Shqiptare: Përfaqësim i denjë nga Zvicra në Samitin e Diasporës "Diaspora shqiptare në Zvicër ishte denjësisht e përfaqësuar, falë edhe angazhimit të vazhdueshëm të Ambasadës në... -
Kosovë
Arbër Bullakaj takohet me kryeministrin Kurti, diskutojnë integrimin dhe sukseset e mërgatës -
60 studentë në Tiranë marrin certifikatë nga EHL Lausanne, përgëzon Ambasada e Zvicrës -
Zvicër
Nedim Berisha, profesionist i teknologjisë dhe kreativitetit digjital në Zvicër -
LUGINA’S DAY 2026: Një ngjarje e madhe që bashkon komunitetin shqiptar në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fribourg: Banesa të reja për të moshuarit, zgjidhja më e lirë që po shihet si e ardhmja e kujdesit ndaj tyre Një studim i ri i realizuar në kantonin Fribourg thekson nevojën për zhvillimin e më shumë... -
Për shkak të luftës në Iran: paralajmërohen masa kursimi dhe kufizime për vozitësit në Zvicër -
Zvicër: Qeveria federale pagoi rreth 1 miliard dollarë për vaksinat Moderna dhe Novavax -
A mund t’ju kërkojë një punëdhënës zviceran të provoni se nuk keni probleme me borxhet? -
Me 145,000 nënshkrime, u dorëzua iniciativa zvicerane për financim të qëndrueshëm


















