Sport
Itali-Shqipëri në Sicili
Shqipëria dhe Italia kanë vetëm një përballje në historinë e tyre, atë të 18 nëntorit 2014, në miqësoren e luajtur në Xhenoa, ku ‘Azzurrët’ fituan me rezultatin minimal 1:0
Italia do ta pretë Shqipërinë në “Renzo Barbera” të Palermos, në mbrëmjen e 24 marsit, në ndeshjen e radhës eliminatore për Kupën e Botës, kanë bërë të ditur organizatorët, shkruan albinfo.ch.
Italia kthehet në luajë në Palermo pas 1 viti e gjysmë nga suksesi që arriti me Bullgarinë, në fushatën eliminatore të ‘Euro 2016’.
Palermo ka qenë një qytet me fat për kombëtaren italiane, ku në 13 ndeshjet e luajtura numërojnë 11 fitore, një barazim dhe vetëm një humbje, atë me Kroacinë në vitin 1994.
Shqipëria dhe Italia kanë vetëm një përballje në historinë e tyre, atë të 18 nëntorit 2014, në miqësoren e luajtur në Xhenoa, ku ‘Azzurrët’ fituan me rezultatin minimal 1:0.
Ai takim mbahet mend për emocionet e mëdha që solli, me tifozët shqiptarë që mbushën stadiumin në Xhenoa dhe në kor kënduan të dy himnet, italian dhe shqiptar.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira












