Bota
Merkel pret që 100 mijë refugjatë të kthehen në shtëpitë e tyre
Merkel tha se autoritetet federale të Gjermanisë kanë të drejtë të dëbojnë ata aplikantë për azil, kërkesat e të cilëve janë refuzuar
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, thotë se deri në fund të këtij viti rreth 100.000 emigrantë dhe refugjatë pa të drejtë për të qëndruar do të largohen nga Gjermania për në vendet e tyre, shkruan gazeta “Die Welt”.
Një e treta e tyre janë njerëz të cilët do të detyrohen të kthehen, tha Merkel, përcjell albinfo.ch.
Rreth 60,000 njerëz do të jenë pjesë e një programi të kthimit vullnetar.
Merkel tha se autoritetet federale të Gjermanisë kanë të drejtë të dëbojnë ata aplikantë për azil, kërkesat e të cilëve janë refuzuar.
Ajo tha se kjo procedurë do të rrisë gatishmërinë për të marrë pjesë në programet për riatdhesim vullnetar, sipas të cilave emigrantët marrin një biletë aeroplan dhe ndihmë për në vendin e tyre.
Një koment i tillë i Merkelit vjen pas vendimit të Senatit të Berlinit, i cili është i dominuar nga anëtarët e partive të majta dhe të gjelbra, për të reduktuar në mënyrë drastike numrin e njerëzve të cilët do të jenë të dëbuar.
Vendimi ende nuk përjashton nevojën për kthim prapa, shtoi ajo.
– Nuk është e mundur më që ndonjë i ri nga Afganistani të vijë në Gjermani, shtoi ajo.
Që nga fillimi i këtij viti, sipas Ministrisë së Brendshme Federale, Gjermania ka dëbuar 21,789 persona. Deri në fund të shtatorit ka pasur rreth 45.000 emigrantë, të cilët vullnetarisht janë kthyer në vendet e tyre dhe pranojnë subvencione nga autoritetet gjermane.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih Sipas një raporti të ri në media, përpjekjet e mëparshme për të filluar procedura penale kundër... -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion”












