Bota
Shumica e gjermanëve janë kundër zgjerimit të mëtejshëm të BE-së
Sipas një studimi për nevojat e Fondacionit Hamburg “Cerberus”, të realizuar nga agjencia “TNS Infratest”, gjermanët janë të pakënaqur me situatën në BE dhe 62 për qind e tyre mendojnë se blloku po ecën në drejtimin e gabuar.
64 për qind e të anketuarve kundërshtojnë zgjerimin e mëtejshëm të BE-së dhe procesi është mbështetur vetëm nga 33 për qind e gjermanëve, përcjell albinfo.ch.
Kur është fjala për anëtarësimin e Turqisë në BE, kanë qenë 82 për qind e të anketuarve që nuk janë dakord me pranimin e vendit në bllok.
Anketa tregoi se 67 për qind e gjermanëve kanë një arsye kryesore për dobësimin e kohezionit të vendimit të BE-së për Brexitin britanik.
Kritikët më të shumtë të BE-së janë rinia, mes 18 dhe 29 vjeç, që kanë qëndrim më negativ ndaj Bashkimit dhe janë mbështetës të partive të djathta populiste dhe kundër emigrantëve.
Sipas “Deutsche Welle”, anketa tregon se gjermanëve nuk u pëlqen Evropa e ndarë, por më transparente, e cila do të jetë më afër njerëzve të zakonshëm”.
“Njerëzit presin që Evropa të funksionojë. Kjo vlen edhe për çështje të tilla, si migrimi ose siguria”, tha ministri i Jashtëm gjerman dhe kandidati i koalicionit qeverisës për presidentin e ardhshëm të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih Sipas një raporti të ri në media, përpjekjet e mëparshme për të filluar procedura penale kundër... -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion”














