Lajme
Testi i PISA-s: Kosova me nivelin më të dobët arsimor
Nga 72 vende pjesëmarrëse në këtë test, Kosova ndan vendin e fundit në lexim me Libanin, ndërsa në matematikë dhe shkenca të natyrës lë prapa vetëm Algjerinë dhe Republikën Dominikane
Shteti i Kosovës është në nivelin më të ulët të mundshëm të arsimit, duke qëndruar afër Algjerisë dhe Republikës Dominikane. Kështu vlerësohet sistemi arsimor në Testin e “PISA”, i cili është testi kryesor ndërkombëtar për edukimin fillor dhe të mesëm të arsimit.
Testi “PISA 2015” është fokusuar në shkencë, me leximin, matematiken dhe zgjidhjen bashkëpunuese të problemeve si fusha minore të vlerësimit, transmeton Express. Përafërsisht 540 mijë nxënës kanë marrë pjesë në testim, duke i përfaqësuar rreth 29 milionë nxënës të moshës 15-vjeçare nga shkollat e 72 vendeve pjesëmarrëse.
Derisa Kosova është e treta nga fundit për nivelin e keq arsimor, Singapori është i pari.
Eksperti i arsimit, Dukagjin Pupovci ka thënë se testi i PISA-s ka treguar se nxënësi mesatar në Kosovë i klasës së nëntë mund të krahasohet me një nxënës të klasës së gjashtë nga vendet e industrializuara përkrah aftësisë për të zbuluar njohurinë e vet në zgjidhjen e problemeve praktike
“Nëse krahasohemi me Shqipërinë dhe Malin e Zi, nxënësit tanë ngecin për 1 ose 2 vite shkollimi në raport me nxënësit e këtyre vendeve”, ka shkruar Pupovci.
Nga 72 vende pjesëmarrëse në këtë test, Kosova sipas tij, ndan vendin e fundit në lexim me Libanin, ndërsa në matematikë dhe shkenca të natyrës lë prapa vetëm Algjerinë dhe Republikën Dominikane.
“Asnjë nga 5,161 nxënësit 15-vjeçarë që morën pjesë në test nuk arritën të kualifikohen në mesin e atyre që shquhen me performancë të lartë (nivelet 5 dhe 6), ndërsa 77 për qind nuk e arritën nivelin minimal në fushën e leximit.
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), ka bërë të ditur se i ka pranuar Rezultatet e Vlerësimit Ndërkombëtar (PISA) 2015, të cilat kanë treguar rezultate jo të mira për Kosovën.
“Me punën e bërë dhe masat e ndërmarra si dhe me përvojën e krijuar nga administrimin dhe organizimi i testit PISA 2015, jemi të bindur se në testimin e vitit 2018, përkatësisht 2021, nxënësit tanë do të krahasohen jo vetëm me simoshatarët e tyre në rajon, por edhe më shtete të zhvilluara e me traditë”, thuhet në Komunikatën e MASHT-it.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre











