CH-Ballkani
Viti 2015, rreth 516 mijë qytetarë kanë jetuar jashtë Maqedonisë
Sipas Bankës Botërore, deri në fund të atij viti, 600 mijë qytetarë të Maqedonisë janë larguar nga Maqedonia
Statistika të ndryshme ndërkombëtare dhe organizata tregojnë të dhëna alarmuese për migrimin nga Maqedonia. Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM) në vitin 2015, rreth 516 mijë qytetarë të Maqedonisë kanë jetuar jashtë Maqedonisë, që është më shumë se 20 për qind e popullsisë gjithsej.
Banka Botërore ka të dhëna për gjendjen e migrimit nga vendi duke përfshirë vitin 2013. Sipas Bankës Botërore, deri në fund të atij viti, 600 mijë qytetarë të Maqedonisë janë larguar nga Maqedonia, shkruan gazeta Koha në Shkup.
Enti i statistikave evropiane – EUROSTAT ndërkohë publikoi se në periudhën nga viti 1998 deri më 2011, nga Maqedonia janë larguar rreth 230 mijë qytetarë, pjesa më e madhe të rinj. Destinacioni më preferuar i qytetarëve të Maqedonisë vazhdon të mbetet Gjermania. Sipas Dojçe Veles, vitin e kaluar 24 mijë qytetarë të Maqedonisë kanë ardhur në Gjermani, nga të cilët gjysma nuk janë kthyer. Sipas Entit Federal të Statistikave në Viesbaden – DESTATIS, në Gjermani jetojnë më shumë se 67 mijë qytetarë të Maqedonisë, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë Rritja fillestare e disponueshmërisë së produkteve vegane dhe vegjetariane në supermarketet zvicerane po qetësohet. Migros ka... -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut











