Sport
Shaqiri dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve
Xherdan Shaqiri ka pranuar se dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve, ndërsa ka theksuar se nuk do të qëndrojë përgjithmonë në Stoke City
Mesfushori shqiptar, Xherdan Shaqiri ka bërë të ditur qartë se dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve, kurse në një formë ka pranuar largimin nga skuadra angleze e Stoke City, shkruan albinfo.ch.
“Jam 25-vjeçar dhe do të ishte budallallëk të thosha që dua të jem përgjithmonë te Stoke. Aktualisht po ndihem shumë mirë. Deri tani kam shënuar tre gola, aq sa gjithë sezonin e kaluar. Stoke? Ka super trajner, super skuadër, jemi të nëntit në klasifikim. Por, dua që në një të ardhme të afërt të luaj sërish në Ligën e Kampionëve”, u shpreh Shaqiri.
Mbi të ardhmen e futbollistit shqiptar pati edhe një përplasje mes ish-trajnerit të Zvicrës, Ottmar Hitzfeld dhe trajnerit të Stoke, Mark Hughes.
Gjermani deklaroi se Shaqiri meriton të luajë në një skuadër të madhe, por Hughes replikoi duke thënë se Xherdani ishte i lumtur në skuadrën e tij.
“Hitzfeld ndoshta nuk është shumë i interesuar për skuadrat e vogla. Është normale për një trajner të madh të fokusohet ne skuadra të mëdha dhe lojtarë kampionë, por më pëlqeu reagimi i Hughes. Ftoj Ottmar që të vijë në stadium dhe të na shikojë nga afër si luajmë, ndoshta mund ta rregullojë të jetë për ndeshjen me Manchester United. Kampionati anglez është më i ekuilibruar se Bundesliga sepse shumë lojtarë të mirë janë në skuadra të vogla, kjo e bën Premierligën kampionatin më të mirë në botë”, ka shtuar Shaqiri.
E-Diaspora
-
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë Aeroporti i Gjenevës po bëhet gati për një fluks historik udhëtarësh gjatë sezonit veror. Sipas të... -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku -
Zvicra, vendi ku lumenjtë janë pjesë e jetës së përditshme: edhe udhëtimi për në shtëpi bëhet me not












