Shkurt.ch
Zvicra përuroi solemnisht “projektin e shekullit”, tunelin e gjatë 57 km
11 dhjetori ka qenë një ditë e veçantë për Zvicrën. Pas 17 vitesh pune intensive ka përfunduar ai që ndonjëherë me të drejtë është quajtur “projekti i shekullit”, hapja e tunelit bazik të Gothard-it.
Hapja zyrtare e tunelit është shënuar me një udhëtim festiv të trenit të parë i cili është nisur nga Bazeli në orën 4.54 në drejtim të Luganos, transmeton albinfo.ch mediat zvicerane të cilat sot kanë raportuar gjerësisht rreth këtij aktiviteti. Në këtë tren mallrash është inkuadruar enkas për këtë rast një vagon udhëtarësh ku kanë zënë vend zyrtarë të lartë të Ndërmarrjes Federale të hekurudhave të Zvicrës (SBB/CFF) dhe funksionarë federalë, kantonalë etj.
Një orë më vonë është nisur nga Cyrihu treni i rregullt në drejtim të Luganos.
Me hapjen zyrtare të tunelit bazik të Gothardit, në gjithë rrjetin hekurudhor të Zvicrës është vendosur edhe orari i ri vjetor, me ndryshime, i qarkullimit të udhëtarëve me trenat e SBB-së.
Ky tunel hekurudhor me 57 kilometrat e tij është më i gjati në botë dhe mundëson një shkurtim të ndjeshëm të rrugës në mes të pjesës veriore dhe jugore të Zvicrës, transmeton albinfo.ch. Në gjendjen e tashme, kjo rrugë bëhet për 30 minuta më shpejt ndërsa në fund të vitit 2020, pas disa punimeve plotësuese, përfitimi që do të kenë shfrytëzuesit e trenit do të jetë 45 minuta.
Tuneli i ri mundëson zhvillimin e shpejtësisë prej 200 kilometrash në orë për trenat e udhëtarëve dhe 100 km në orë për trenat e mallrave.
Bë pikun e punimeve, në këtë tunel kanë qenë të angazhuar deri në 2400 punëtorë përnjëherësh dhe është punuar në tre ndërrime.
E gjithë kostoja e këtij projekti gjigant, i quajtur me emrin e përbashkët NEAT ku përfshihet edhe tuneli Lötschberg dhe ai Ceneri, ka qenë 23 miliardë franga.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar













