Lajme
Për 8 muaj, 500 milionë euro remitenca
Dërgesat nga diaspora edhe më tutje vazhdojnë të luajnë rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe mirëqenien sociale të Kosovës. Për 8 muaj, bashkatdhetarët dërguan në vendlindje më shumë se 500 milionë euro
Dërgesat e bashkatdhetarëve dërguar familjarëve të tyre janë duke u rritur nga viti në vit, ndërsa vetëm për tetë muajt e vitit 2016, në Kosovë kanë hyrë rreth 500 milionë euro. Këto të dhëna i ka publikuar Banka Qendrore e Kosovës (BQK) në raportin e fundit. Këto mjete kanë hyrë në Kosovë përmes bankave, apo agjencive për transfere të parave, por ka edhe remitenca të tjera që nuk janë regjistruar.
Gjithnjë duke u bazuar në të dhënat zyrtare të BQK-së shihet shumë qartë se në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka rritje të dukshme të dërgesave nga diaspora, citon ”Zëri”.
Bashkatdhetarët më së shumti mjete kanë dërguar në muajin gusht ku vlera totale e të ardhurave nëpërmjet bankave, agjencive për transfere parash është 98,6 milionë euro. Ndërkaq më së paku mjete sivjet kanë ardhur gjatë muajit shkurt dhe shuma totale e mjeteve të ardhura nga diaspora ka qenë 48 milionë euro.
Duke u bazuar gjithnjë në të dhëna të BQK-së shihet se në Kosovë gjatë muajit janar të vitit 2016, nga diaspora kanë hyrë 56,7 milionë euro, derisa gjatë muajit shkurt kanë hyrë rreth 48 milionë euro. Ndërkaq, gjatë muajit mars u dërguan 52 milionë euro, në prill 57 milionë euro, e po ashtu rreth 57 milionë u dërguan gjatë muajit maj.
Nga diaspora në Kosovë gjatë muajit qershor kanë 59 milionë euro, gjatë muajit korrik 70 milionë euro, si dhe gjatë muajit gusht kanë ardhur në Kosovë 98 milionë euro.
Krahasuar me vitet paraprake shihet se sivjet shuma e mjeteve të dërguara është dukshëm më e lartë sesa në vitet paraprake. Dërgesat më të mëdha, si zakonisht vijnë nga Zvicra dhe Gjermania, ku diaspora shqiptare është më shumë e përqëndruar. Por, sipas ekspertëve të ekonomisë, remitencat, duke u llogaritur edhe ato në të zezë, kalojnë shumën prej 1 miliard euro.
E-Diaspora
-
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës Lea Ypi, profesore shqiptare me famë ndërkombëtare dhe autore e librave dhe eseve të përkthyera në... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?













