Shkurt.ch
Sulmuesi në xhaminë e Cyrihut është i vdekur
Sulmi me armë ka ndodhur mbrëmë në një xhami në afërsi të stacionit kryesor hekurudhor të Cyrihut, ku janë plagosur së paku tre persona
Personi i vdekur, i cili është gjetur pas të shtënave në një xhami në Cyrih, është sulmuesi i dyshuar, thotë prokuroria dhe policia kantonale e Cyrihut, pa dhënë detaje të tjera për identitetin dhe motivet e rastit.
Sulmi me armë ka ndodhur mbrëmë në një xhami në afërsi të stacionit kryesor hekurudhor të Cyrihut, ku janë plagosur së paku tre persona.
Në mbrëmjen e hershme të të hënës ka hyrë në dhomën e lutjeve në xhami dhe ka shtënë me armë zjarri në drejtim të personave që kryenin ritin fetar. Me këtë rast janë plagosur rëndë tre persona, të moshave 50, 35 dhe 56-vjeçar.
Personi, për cilin dyshohet se ka kryer sulmin, ishte gjetur rreth treqind metra nga vendi i sulmit me një armë në dorë.
Në xhaminë e sulmuar kanë frekuentuar besimtarë nga Somalia, Eritreja dhe vendet e Magrebit.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar















