Shkurt.ch
Sulmuesi i vrarë i xhamisë është autor edhe i një vrasjeje tjetër
Zvicerani 24 vjeçar konsiderohet fajtor edhe për vrasjen që ka ndodhur në lagjen Schwammendingen të Cyrihut, ku të dielën ishte gjetur një burrë i vdekur në kopshtin e lojërave të fëmijëve
Përgjegjës për sulmin e armatosur që ndodhi mbrëmë në një xhami të Cyrihut është një zviceran 24 vjeçar, i cili ndërkohë dhe është gjetur i vdekur jo larg xhamisë. Në një konferencë për media që është mbajtur sot pasdite në Cyrih, autoritetet policore kanë vërtetuar atë që supozohej mbrëmë, për lidhjen në mes të sulmit me tre të plagosur në xhami dhe kufomës së gjetur rreth 300 metra larg nga ky vend, shkruan sda.ch
Personi nuk kishte rënë në sy më parë për çrregullime psikike, ka thënë përgjegjësja e policisë kriminale të Cyrihut në konferencë. Ajo po ashtu ka theksuar se aktualisht nuk ka të dhëna që do të dëshmonin se bëhet fjalë për një sulm terrorist, transmeton albinfo.ch. Nuk ka pasur asnjë lidhje në mes të dorasit dhe xhamisë në Cyrih ku ka ndodhur sulmi.
Dëshmitarë të sulmit thonë se sulmuesi para se të shtinte me armë kishte bertitur: “Jashtë nga vendi ynë!”. Por policia nuk ka mundur ta vërtetojë këtë
Sulmuesi, sipas policisë ka pasur interesim për okultizmin. Ai konsiderohet se është fajtor edhe për vrasjen që ka ndodhur në lagjen Schwammendingen të Cyrihut, ku të dielën ishte gjetur një burrë i vdekur në kopshtin e lojërave të fëmijëve.
Vrasësi, tashmë i vetëvrarë, ka qenë shok i nguhstë me të vrarin, një kilean, moshatar i tij, me të cilin ndërkohë i kishin prishur marrëdhëniet.
Dorasi nga regjioni i Usterit (Kantoni i Cyrihut) deri pak ditë më parë kishte punuar si shitës ndërsa e kishte braktisur punën në mënyrë të përnjëhershme dhe jetonte i vetëm.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë Aeroporti i Gjenevës po bëhet gati për një fluks historik udhëtarësh gjatë sezonit veror. Sipas të... -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku -
Zvicra, vendi ku lumenjtë janë pjesë e jetës së përditshme: edhe udhëtimi për në shtëpi bëhet me not











