Bota
Euro shënon rënien rekorde
Në tregjet ndërkombëtare monedha e përbashkët evropiane shënoi nivelin më të ulët në 14 vjet ndaj dollarit amerikan.
Analistët ndërkombëtarë tani parashikojnë se shumë shpejt tregjet botërore mund të përballen me një ngjarje që nuk është menduar më parë, barazimin e vlerës së euros me dollarin amerikan.
“Ing group”, një nga korporatat më të mëdha financiare të botës, tha se tani barazimi i euros me dollarin është thjesht një çështje kohe dhe arsyet janë divergjencat në kursin e politikës monetare të dy ekonomive.
Kundrejt frangut monedha evropiane ka shënuar nivelin 1.0683, ndërsa me dollarin 1.0376.
Pak ditë më parë rezerva federale në Shtetet e Bashkuara rriti normën bazë të interesit nga 0.5 për qind në 0.75 për qind. Kjo lëvizje forcon dollarin amerikan, ndërkohë që në Evropë, Banka Qendrore Evropiane po bën të kundërtën. Ajo vazhdon të injektojë masivisht likuiditet në tregje për të nxitur ekonominë, çka e dobëson euron.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih Sipas një raporti të ri në media, përpjekjet e mëparshme për të filluar procedura penale kundër... -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion”













