Sport
Tramezzani lë Shqipërinë për Luganon e Zvicrës
Tashmë është konfirmuar edhe zyrtarisht se italiani do të drejtojë skuadrën e Lugonos në Zvicër dhe pritet të nënshkruajë kontratë për dy vjet e gjysmë
Paolo Tramezzani, i cili ishte ndihmëstrajner i Shqipërisë dhe drejtor teknik i grupmposhave në Kombëtaren shqiptare, ka vendosur që karrierën ta vazhdojë në Zvicër, shkruan albinfo.ch.
Tashmë është konfirmuar edhe zyrtarisht se italiani do të drejtojë skuadrën e Lugonos në Zvicër dhe pritet të nënshkruajë kontratë për dy vjet e gjysmë.
Ditë më parë Lugano shkarkoi trajnerin dhe tash e tutje skuadrën zvicerane do ta drejtojë Tramezzani. Këtë të fundit e kanë falënderuar edhe tifozat “Kuq e Zi”.
Edhe vetë Tramezzani ka thënë se puna në Kombëtaren shqiptare gjithmonë do të mbetet në kujtimet e tij dhe asnjëherë nuk do të harrojë këtë periudhë. Ai ka falënderuar edhe bashkëpunëtorët.
E-Diaspora
-
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë Aeroporti i Gjenevës po bëhet gati për një fluks historik udhëtarësh gjatë sezonit veror. Sipas të... -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku -
Zvicra, vendi ku lumenjtë janë pjesë e jetës së përditshme: edhe udhëtimi për në shtëpi bëhet me not













