Lajme
Ministri austriak: 500 ushtarë të Austrisë do të vazhdojnë të qëndrojnë në Kosovë
Doskozil: Kosova është një rajon i ndjeshëm, dhe e rëndësishme është që ne të jemi të pranishëm këtu. Më e rëndësishmja në parandalimin e terrorizmit është të dish çfarë po ndodh”
Ministri i mbrojtjes i Austrisë, Hans Peter Doskozil e sheh angazhimin ushtarak të Austrisë në Kosovë edhe si një mënyrë për parandalimin e terrorizmit. Ai, kështu u shpreh gjatë vizitës që u bëri të mërkurën trupave austriake që shërbejnë në Kosovë, në prag të Krishtlindjes, shkruan derstarndard.at, përcjell “albinfo.ch”.
Trupat austriake në Ballkan kanë pasur një “rëndësi të veçantë” në përputhje me rrethanat, kësisoj ata do të mbesin në Kosovë me 500 ushtarë edhe në të ardhmen.
Ministri austriak ka theksuar se trupat në Ballkan janë të nevojshmd edhe për parandalimin e terrorit.
“E dini çfarë ndodhi!” Rezultatet e ditëve të fundit janë “një zgjim”, theksoi ministri në lidhje me terrorin në Berlin. Duhet secili ta dijë “ që terrori në Evropë ka arritur”, ka nënvizuar ai.
Tutje ai ka shtuar se “Kosova është një rajon i ndjeshëm, dhe e rëndësishme është që ne të jemi të pranishëm këtu. Më e rëndësishmja në parandalimin e terrorizmit është të dish çfarë po ndodh”.
Po ashtu edhe shoqëruesit e tij Peter Pilz, Otto Pendl dhe Christoph Hagen kanë thënë se prezenca e trupave austriake në Kosovë ka një rëndësi të veçantë.
“Situata aktuale në Kosovë përshkruhet si e “qetë por e brishtë”, transmeton albinfo.ch mediat austriake. Ajo mund të përshkallëzohet në çdo kohë. Situata është e krahasueshme me një “vullkan nëntokësor”, thonë ata.
Sipas gazetës trupat e KFOR-it do të vazhdojnë të qëndrojnë në Kosovë të paktën edhe dhjetë vitet e ardhshme.
Misioni i NATO-s me 31 shtetet pjesëmarrëse është në Kosovë që nga viti 1999. Qëllimi i tij është rindërtimi nga paslufta në Kosovë, si dhe ruajtja e paqes.
Aktualisht kontingjenti austriak përbehet afërisht nga 480 ushtarë, prej tyre nëntë femra. Shumica prej tyre Krishtlindjet do t`i kalojnë në Kosovë, ndërsa ministri austriak është përkujdesur që për ta, të dërgojë edhe disa dhurata të vogla në shenjë falënderimi për kontributin e tyre në Kosovë.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar













