CH-Ballkani
Ndotja e ajrit, alarmante edhe në Maqedoni
Përveç Shkupit, ndër qytetet më të ndotura janë Tetova dhe Manastiri. Këto qytete kanë regjistruar ndotjen e ajrit rekord që arrin deri në 20 herë mbi kufirin e lejuar. Sipas stacioneve të monitorimit të Ministrisë së Mjedisit, më alarmante është gjendja në disa lagje të Shkupit, ku grimcat PM10 kanë treguar ndotje të madhe me 1000 mikrogramë.
Mediat në Shkup raportojnë se sipas rregullatorëve të matjes gjendja nuk është më e mire as në qytete të tjera, ku u shënuan këto vlera: në Tetovë 450 PM, në Kërçovë pothuajse 400 PM.
Aplikacionet mobile për ndotjen e ajrit ende tregojnë se ndotja e ajrit po bëhet në mënyrë të vazhdueshme. Sipas stacioneve matëse të këtyre aplikacioneve, ndotja e ajrit të ambientit rritet më shpejt kur të perëndojë dielli ose kur banorët kthehen nga puna dhe instalojnë pajisjet e ngrohjes.
Sipas ekspertëve të shëndetësisë, është urgjente marrja e masave të veçanta dhe të përhershme për të reduktuar ndotjen, efekti do të ndihet në pesë apo dhjetë vjet.
Instituti njoftoi se ndotja e ajrit nga grimcat e pluhurit është një faktor rreziku për sëmundjet e mushkërive, kardiovaskulare dhe sëmundjet malinje. Sipas analizës së Institutit, ndotja e ajrit është një faktor i madh rreziku për të rritur vdekjet për 25 për qind nga sulmet e zemrës, dhe nëse zgjidhet problem, numri i hospitalizimeve do të reduktohet.
Sipas “planit për përmirësimin e cilësisë së ajrit” në rajonin e Shkupit që është zhvilluar nga Instituti finlandez i Meteorologjisë, Agjencia Austriake e Mjedisit, Qyteti i Shkupit dhe Ministria e Mjedisit, ndotja më e madhe nga grimca PM10 në ajër në Shkup vjen nga familjet që shfrytëzojnë pasjisje për ngrohje. Për vitin 2017 janë ndarë më shumë se katër milionë euro për masat dhe aktivitetet konkrete, të cilat do të kontribuojnë në reduktimin e ndotjes së ajrit të ambientit në Shkup.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira












