CH-Ballkani
Mjetet piroteknike sërish në modë për festat e fundvitit
Vitin e kaluar, por edhe vitet me parë, nga pakujdesia dhe mungesa e informacioneve për përdorimin e fishekzjarrëve, dhjetëra qytetarë janë lënduar, dhe nga plagët e marra kanë kërkuar ndihmën e mjekut
Sa herë që vijnë festat e fundvitit, fishekzjarret rikthehen sërish në Kosovë, por këtë vit në numër më të vogël, bën të ditur “Evropa e Lirë”.
Në Kosovë kanë hyrë mbi 65 mijë kilogramë fishekzjarre, thonë autoritetet doganore. Ato thonë se krahasuar me vitet e kaluara është shënuar një rënie e importit të këtyre produkteve, përcjell albinfo.ch.
Qytetarët ankohen nga hedhja e pakontrolluar e fishekzjarrëve në qytete, dhe druajnë për pasojat e përdorimit të tyre.
Qytetarët kërkojnë nga autoritetet kompetente që të marrin masa që edhe Kosova, si edhe vendet e tjera evropiane, të festojë festat e fundvitit pa pasur incidente nga përdorimi i mjeteve piroteknike.
Autoritetet në Kosovë thonë se ndër vite kanë arritur të ulin sasinë e mjeteve piroteknike në vend. Me një vendim për ndryshimin e normave të akcizës të Qeverisë së Kosovës, që ka hyrë në fuqi dy vite më parë, është ngritur akciza prej 2 euro për kilogram në fishekzjarrë.
Vitin e kaluar, por edhe vitet me parë, nga pakujdesia dhe mungesa e informacioneve për përdorimin e fishekzjarrëve, dhjetëra qytetarë janë lënduar, dhe nga plagët e marra kanë kërkuar ndihmën e mjekut.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira













