CH-Ballkani
Leku bëhet më i fortë në raport me euron
Rritja e fluksit nisi qysh një vit më parë, me hyrjen e 450 milionë eurove të marrë nga qeveria shqiptare në tregjet ndërkombëtare përmes emetimit të eurobondit
Ne tregun e këmbimit valutor në Shqipëri forcimi i lekut ndaj euros, por edhe valutave të tjera, ka marrë një hov të ri në muajin dhjetor. Sipas kursit zyrtar të këmbimit nga Banka e Shqipërisë, euro ka zbritur në nivelin e 134.4 lekëve, duke prekur vlerën më të ulët që nga shtatori i vitit 2009.
Sipas Agjencisë Telegrafike Shqiptare, dobësimi i euros ka qenë pak a shumë konstant gjatë këtij viti. Kjo ka reflektuar pjesërisht dobësimin e valutës evropiane në tregjet ndërkombëtare, por sidomos balancat e kërkesës dhe ofertës në tregun e brendshëm valutor.
Që nga fillimi i vitit është vërejtur një ofertë e shtuar dhe kërkesë e plogësht për euro.
Rritja e fluksit nisi qysh një vit më parë, me hyrjen e 450 milionë eurove të marrë nga qeveria shqiptare në tregjet ndërkombëtare përmes emetimit të eurobondit.
Burim i rëndësishëm valute kanë qenë edhe investimet konstante të huaja në disa projekte madhore apo edhe rritja e ndjeshme e të ardhurave nga eksporti i shërbimeve.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira












