Lajme
BDI, fton partitë politike shqiptare për unfikim
Çështjet për të cilat partitë shqiptare duhet të merren vesh, kanë të bëjnë me zyrtarizmin e gjuhës shqipe, statusin e ish ushtarëve të UÇK-së, ndarjen e barabartë të buxhetit, njërin nga postet më të larta në shtet, etj
Derisa vet kishte refuzuar takimin me liderët shqiptarë të Maqedonisë që kishte thirrur kryeministri Edi Rama, Ali Ahmeti, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim tani synon ta luaj rolin e ”bajraktarit”. Ai ka ftuar për të shtunën liderët e partive politike shqiptare për të harmonizuar qëndrimet lidhur me çështjet që janë në interes të shqiptarëve.
Nisma e Ahmetit vjen vetëm një ditë pasi nga PDSH dha dorëheqje Menduh Thaçi, rivali i përjetshëm i Ahmetit. Po ashtu takimi i inicuar nga BD,I vjen pas rezultatit të ngushtë mes partive politike maqedonase, VMRO dhe LSDM, të cilat nuk do të mund të formojnë qeverinë pa koalicionin me të paktën dy parti politike shqiptare.
“BDI-ja në zgjedhjet e fundit ka dalë me platformë të qartë, me pesë përbetimet e saja, mirëpo për hir të konstruktivitetit, ne në takimin e së shtunës nuk do të imponojmë agjendën apo platformën tonë, pasi dëshirojmë të kemi një takim të hapur, ku secili do të ketë mundësinë të jep qëndrimet veta dhe kontributin për krijimin e një platforme shqiptare, për shkak të kontestit historik të krijuar, ku shqiptarët duhet të përcaktojnë ose të jenë çelësi i qeverisë së ardhshme”, ka deklaruar zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.
Çështjet për të cilat partitë shqiptare duhet të merren vesh kanë të bëjnë me zyrtarizmin e gjuhës shqipe, zgjidhjen e kontestit të emrit – që do të përshpejtonte integrimin euroatlantik – statusin e ish ushtarëve të UÇK-së, ndarjen e barabartë të buxhetit, drejtimin e njërit nga postet më të larta në shtet, aspektet e përfaqësimit në institucione dhe çështje tjera.
Nga Lëvizja BESA ende nuk kanë një qëndrim të qartë nëse do të marrin pjesë në takim, edhe pse mbështesin harmonizimin e qëndrimeve mes partive shqiptare.
“Do të ishte mirë që të ndodhte diçka e tillë, edhe pse do të jetë e vështirë, duke marrë parasysh se në çka janë të përfshira partitë politike, sidomos këto që janë aktualisht në pushtet. Ato nuk e kanë as kredibilitetin e as legjitimitetin e popullit që të thirren në një gjë të tillë. Nuk e dimë se cili është relacioni me partinë maqedonase në pushtet. Pra, ka shumë pikëpyetje”, ka deklaruar Afrim Gashi, nënkryetar i Lëvizjes BESA-s.
Ndërkaq, kreu i Lëvizjes për Reforma në PDSH, Zijadin Sela thotë se qeveria e re është në duart e shqiptarëve dhe partitë e tyre përfaqësuese, sipas tij, duhet të shfrytëzojnë këtë rast për të mbyllur shumë çështje që nuk kanë marrë zgjidhje edhe 15 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit.
“Mendoj se është një moment historik që t’i zgjidhim disa çështje të hapura që ju interesojnë shumë shqiptarëve, që të mos jemi të detyruar që më pas apo në zgjedhjet e ardhshme t’iu premtojnë shqiptarëve gjuhën shqipe, por këtë ta bëjmë tani”, ka deklaruar Ziadin Sela, nga koalicioni “Aleanca për Shqiptarët”, citon REL
Në këtë takim pritet të jetë pjesë e bisedimeve edhe Partia Demokratike Shqiptare, edhe pse për momentin po përballen me zhvillime të brendshme, pas dorëheqjes së parevokueshme të kreut të saj, Menduh Thaçi.
Në zgjedhjet e 11 dhjetorit, VMRO ka fituar 51 ulëse në Kuvend, LSDM 49, ndërsa partitë shqiptare 20. Për formimin e qeverisë së re nevojiten 61 vota, që konsiderohet si shumica e thjeshtë parlamentare.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar












