Shkurt.ch
Zviceranët mbledhin 6’162’076 franga për fëmijët refugjatë pa prindër
Me donacionet “Jeder Rappen zählt” (çdo cent ia vlen) do të mbështeten projekte humanitare në Zvicër dhe jashtë vendit për të ndihmuar fëmijët refugjatë nën 18 vjet
Nga 18 deri më 23 dhjetor të vitit 2016, donacioneve në kutinë prej qelqi i kanë kontribuar ministra, muzikantë, humoristë dhe sportistë. Me praninë e tyre ata kanë bërë që shuma e donacioneve të rritet, raporton SRF, përcjell albinfo.ch.
Me donacionet “Jeder Rappen zählt” (çdo cent ia vlen) do të mbështeten projekte humanitare në Zvicër dhe jashtë vendit për të ndihmuar fëmijët refugjatë nën 18 vjet.
Të vegjlit dhe refugjatët kanë nevojë për mbështetje të veçantë në fushën e mbrojtjes së fëmijëve, shëndetësisë dhe arsimit pas mbërritjes në një vend pritës.
Po ashtu kanë nevojë për mbështetje profesionale psiko-sociale dhe për masat e duhura të integrimit.
Në të gjithë botën janë më shumë se 65 milionë njerëz në arrati – vetëm gjatë Luftës së Dytë Botërore ka pasur më shumë. Gjysma e tyre janë rreth moshës 18 vjeç. Gati 100 mijë të mitur janë në arrati vetëm pa prindërit e tyre.
E-Diaspora
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës












