E-Diaspora
Mafia shqiptare e drogës, e zgjeruar edhe në Belgjikë
Droga e klasit A vjen në Antwerp nga Kolumbia, duke u fshehur në pllaka mermeri dhe trarë prej druri, të ngarkuar në kontejnerët e anijeve
Mafia shqiptare është e zgjeruar në Evropë, duke e kontrolluar edhe portin Antwerp në Belgjikë, shkruan e përditshmja “Mirror”, përcjell albinfo.ch.
Madje, e përditshmja britanike shkruan se Antwerp është kryeqyteti i kokainës në Evropë, kurse kontrollohet nga shqiptarët, të cilët e përdorin për të dërguar një nga lëndët narkotike më të shtrenjta drejt Londrës.
Droga e klasit A vjen në Antwerp nga Kolumbia, duke u fshehur në pllaka mermeri dhe trarë prej druri, të ngarkuar në kontejnerët e anijeve. Pastaj janë shqiptarët ata që e marrin në dorëzim me synimin e vetëm, ta çojnë drejt Londrës aty ku tregu është më i lartë.
Shifrat zyrtare tregojnë nivele rekorde të kokainës që është futur në Evropë, nga Belgjika. Në tetë muajit parë të 2016 është kapur 22 tonë kokainë, shumë herë më shumë se rekordi i vitit 2012 me 18 tonë.
“Mafia shqiptare mund të përfitojë nga situata për ta transportuar drejt Britanisë, ku fitimi është më i madh”, ka thënë një burim për britaniken “Mirror”.
“Ata e shesin kilogramin 50,000 euro në Britani, ndërsa në vende të tjera 30,000 euro”.
E-Diaspora
-
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë Aeroporti i Gjenevës po bëhet gati për një fluks historik udhëtarësh gjatë sezonit veror. Sipas të... -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku -
Zvicra, vendi ku lumenjtë janë pjesë e jetës së përditshme: edhe udhëtimi për në shtëpi bëhet me not












