Lajme
Hyrja e mërgimtarëve tanë në Serbi, hyrje në ferr
Si pasojë e këtyre pritjeve dhe kohës së ftohtë dëshmitarë nga vendi i ngjarjes njoftojnë se ka ndërruar jetë një i ri nga Prishtina,i cili ishte nisur nga Gjermania për të kaluar festat e fundvitit në vendlindje.
Mërgimtarët tanë me punë e qëndrim në vendet e Evropës Perëndimore çdoherë hasin në vështirësi të llojllojshme kur kalojnë nëpër territorin e Serbisë.
Autoritetet e këtij vendi në asnjë mënyrë nuk po lirohen nga ekstremizmi dhe urrejtja ndaj shqiptarëve. Ato sajojnë lloj-lloj rregullash kur është në pyetje kalimi i shqiptarëve nëpër tokën e tyre.
Shumë mërgimtarë raportojnë se me rastin e kalimit u kërkohet aplikimi për njëfarë kartoni që dëshmon hyrje-daljen e tyre nga Serbia.
Kjo lojë e qëllimshme dhe pakuptimtë ka shkaktuar pritje të gjata deri në 48 orë të mërgimtarëve tanë në vendkalimet kufitare dhe ka krijuar kolona kilometrike të automjeteve.
Si pasojë e këtyre pritjeve dhe kohës së ftohtë dëshmitarë nga vendi i ngjarjes njoftojnë se ka ndërruar jetë një i ri nga Prishtina,i cili ishte nisur nga Gjermania për të kaluar festat e fundvitit në vendlindje.
Fajin për këtë gjendje e ka edhe Qeveria e Kosovës,e cila është dashur të marrë masa preventive.
Qeveritarët tanë e dinë fare mirë që mërgimtarët e vendit të tyre me probleme të ngjashme ballafaqohen saherë që kalojnë nëpër këtë vend, loja e të cilit me mërgatën tonë s’ka të ndalur.
Disa njerëz panjohur të vërtetën i akuzojnë mërgimtarët tanë pse ata nuk shfrytëzojnë linjat ajrore për kthim në Kosovë. Por, ata harrojnë se ka plot familje me pesë-gjashtë fëmijë mbi moshën 12 vjeçare dhe për secilin bije fjala nga Gjeneva, për një biletë kthyese duhet paguar jo më pak se 700 euro.
Veç kësaj secili bashkatdhetar ka në barrë prindër, vëlla apo motër. Andaj s’ duhet bërë kalkulime kuturu me xhep të huaj.
Kjo situatë bëhet akoma më e neveritshme dhe më padurueshme kur qeveritarët tanë në vend që të marrinë masa për zhbllokimin e kësaj gjendje luajnë rolin e udhërrëfyesit(gps-it) duke u sugjeruar nga dhomat e tyre të ngrohta bashkatdhetarëve tanë se nëpër të cilat pika doganore duhet kaluar.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve SBB dhe SNCF Voyageurs kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej – përmes... -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror















